Studimet
Home > Studimet > Kurse profesionale > Cybersecurity
Trajnim Profesional “Cybersecurity”
Ky trajnim profesional përgatit ekspertë të kualifikuar në fushën e sigurisë kibernetike, duke ofruar njohuri të thelluara mbi mbrojtjen e infrastrukturave kritike, rrjeteve dhe sistemeve të informacionit. Programi përfshin realizimin e 20 orëve në total dhe mbulon konceptet bazë dhe të avancuara të cybersecurity, përfshirë
- identifikimin e kërcënimeve,
- menaxhimin e rreziqeve,
- sigurinë e rrjetit,
- kriptografinë,
- parandalimin e sulmeve kibernetike dhe reagimin ndaj incidenteve.
Pjesëmarrësit njihen me praktikat më të mira të industrisë për
- mbrojtjen e të dhënave,
- sigurinë e informacionit në institucionet publike dhe kompanitë private,
- si dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare (ISO 27001, NIST, GDPR).
Trajnimi përfshin gjithashtu etikën në sigurinë kibernetike, menaxhimin e konflikteve të interesit në kontekstin e sigurisë, dhe parandalimin e rreziqeve nga sulmet e brendshme dhe të jashtme. Programi i këtij trajnimi ndërthur leksionet teorike me ushtrime praktike, simulime të sulmeve kibernetike, analiza të rasteve reale dhe përdorimin e mjeteve profesionale të mbrojtjes kibernetike. Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi të aplikuara në identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve, përgjigjen ndaj incidenteve, dhe sigurimin e integritetit, konfidencialitetit ASRGHH dhe disponueshmërisë së informacionit.
Në përfundim të trajnimit zhvillohet testimi përkatës referuar moduleve të zhvilluara, dhe pjesëmarrësit pajisen me certifikim të njohur nga Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve në Republikën e Shqipërisë. Trajnimi gjithashtu ofron mundësinë për të ndërtuar rrjete profesionale me ekspertë të fushës dhe kolegë nga sektori publik dhe privat, duke forcuar aftësitë vendimmarrëse dhe menaxheriale në fushën e sigurisë kibernetike.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
