Pranimet
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë mbështet studentët me rezultate të larta akademike, talent të spikatur, si dhe studentët që i përkasin kategorive sociale në nevojë nëpërmjet bursave të plota dhe tarifave të reduktuara të studimit.
Në zbatim të Vendimit të Bordit të Administrimit nr. 3, datë 10.04.2026, Universiteti "Mesdhetar i Shqipërisë" u akordon bursa kategorive të ndryshme të aplikantëve që duan të kryejnë studimet në Bachelor/ Studime Profesionale 2-vjeçare dhe Master.
Për të aplikuar për Bursë/Tarifë Preferenciale në UMSH, klikoni këtu
✅ Kush mund te aplikoje per burse?
Mund te aplikojne per burse ose tarife te reduktuar:
- Studentët që regjistrohen për herë të parë në UMSH në vitin akademik 2026-2027.
- Studentët në vazhdim brenda të njëjtit cikël studimi, në rastet kur ka kuota të lira ose kuota të krijuara nga humbja e statusit të përfituesit nga studentë të tjerë.
- Kategori të tjera të përcaktuara nga Vendimi i Bordit të Administrimit.
❌ Kush nuk mund te perfitoje nga bursat?
Nuk mund te perfitojne nga bursat ose tarifat e reduktuara:
- Studentët e transferuar nga institucione të tjera të arsimit të lartë.
- Studentët që ndjekin një program të dytë studimi.
- Studentët që zgjedhin programe Master me dy diploma, kur njëra prej tyre ofrohet nga universitete të vendeve OECD.
- Studentët e doktoraturës (Dr.), të cilët nuk janë pjesë e stafit të brendshëm të UMSH-së.
- Studentët që kanë përfunduar arsimin e mesëm në institucione jopublike, ku tarifa e studimit ka qenë më e lartë se tarifa e plotë vjetore e UMSH-së, përveç rasteve të veçanta të miratuara nga Bordi Administrimit.
- Studentët e huaj.
Kategoritë e bursave dhe kriteret për përfitimin e tyre janë si më poshtë
(Të gjitha tarifat e paraqitura më poshtë janë pa TVSH.)
Në rast se numri i aplikantëve që plotësojnë kriteret për një kategori burse ose tarife të reduktuar tejkalon kuotën e miratuar për atë kategori, UMSH rezervon të drejtën të rishikojë proporcionalisht vlerën e tarifës së reduktuar, me qëllim mbështetjen e një numri më të madh studentësh. Ky parim zbatohet për të gjitha kategoritë e bursave dhe tarifave të reduktuara.
I- BURSA PËR PROGRAMET BACHELOR DHE STUDIME PROFESIONALE
KATEGORIA 1 - Bursë e plotë
Kjo kategori përfshin deri në 3% të studentëve të regjistruar për herë të pare që klasifikohen ne nje nga kategorite e meposhtme.
a. BURSË E PLOTË SOCIALE
Kjo bursë akordohet për studentët që i përkasin kategorive sociale në nevojë, si:
✅ Familje me ndihmë ekonomike dhe me mesatare shume të lartë
✅ Studentë me status jetimi
✅ Fëmijë dëshmorësh
✅ Persona me aftësi ndryshe
✅ Pjesëtarë të komuniteteve të margjinalizuara
✅ Kategori të tjera të ngjashme sociale
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, nëse vazhdojnë të plotësojnë kërkesat e aneks kontratës për përfituesit e bursave deri në përfundim të studimeve të një cikli akademik.
Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së.
b. BURSË EKSELENCE
Akordohet për studentët e regjistruar për herë të parë që kanë:
✅Mesatare nga 9.7 – 10.0 nga shkolla e mesme, përfshirë provimet e maturës shtetërore, dhe kanë kushte ekonomike jo të favorshme
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, vetëm nëse ruan minimalisht mesataren e hyrjes dhe plotësojnë kërkesat e aneks kontratës së studentit për Bursat.
Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së.
KATEGORIA 2 -Tarifë e reduktuar në shumën 80,000 Lekë
Kjo kategori përfshin deri në 4% të studentëve të regjistruar për herë të parë që klasifikohen ne nje nga kategorite e meposhtme.
a. BURSA PËR STUDENTË SHUMË TË MIRË
Akordohet për studentët e regjistruar për herë të parë që kanë:
✅Kanë mesatare nga 9.0 – 9.7 nga shkolla e mesme, përfshirë provimet e maturës shtetërore dhe kanë kushte ekonomike jo të favorshme
✅Aplikantë mbi 45 vjeç me mesatare shumë të mire me kushte ekonomike jo të favorshme.
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, nëse vazhdojnë të plotësojnë kërkesat e aneks kontratës për përfituesit e bursave deri në përfundim të studimeve të një cikli akademik.
Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së.
b. BURSË TALENTI
✅ Akordohet për studentët të cilët kanë spikatur në art, sport, shkencë, duke dëshmuar arritje dhe kontribute të veçanta në fushat përkatëse.
✅ Përfitues mund të jenë aplikantët që kanë marrë pjesë ose janë vlerësuar në konkurse, gara, aktivitete kombëtare apo ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të dalluar të organizatave rinore, dhe kanë kushte ekonomike jo të favorshme.
Arritjet e paraqitura duhet t'i përkasin periudhës 2024–2026.
Përfituesi e ruan këtë të drejtë gjatë gjithë ciklit të studimit nëse plotëson kushtet e përcaktuara në kontratës e studentit për Bursat dhe vazhdon të jetë aktiv në fushën ku ka arritur rezultatet e dalluara.
Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së.
c. BURSË PËR STUDENTË EKSELENTE NË VAZHDIM
Përfitojnë studentë në vazhdim jo përfitues në vitin paraardhës, nëse mbeten kuotat të lira nga sa më sipër, ose kur krijohen kuota të lira si pasojë e humbjes së statusit të përfituesit nga studentë të tjerë të këtij grupi në vitin e mëparshëm.
Mund të aplikojnë studentët që:
✅Kanë përfunduar vitin akademik me mesatare mbi 9.7 dhe kanë kushte ekonomike jo të favorshme;
⚠️Studentët që aplikojnë për këtë kategori duhet të kryejnë në afat pagesën e tarifës së regjistrimit për vitin akademik 2026-2027, pasi shqyrtimi i aplikimeve dhe shpallja e përfituesve realizohet pas fillimit të vitit akademik, zakonisht gjatë muajit dhjetor
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, nëse vazhdojnë të plotësojnë kërkesat e aneks kontratës për përfituesit e bursave deri në përfundim të studimeve të një cikli akademik.
Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së.
KATEGORIA 3 -Tarifë e reduktuar në shumën 160,000 Lekë
Kjo kategori përfshin deri në 3% të studentëve të regjistruar për herë të parë që klasifikohen ne nje nga kategorite e meposhtme.
a. BURSË PËR STUDENTË TË DALLUAR
Akordohet për studentët e regjistruar për herë të parë që kanë:
✅ mesatare nga 8.5 – 9.0 nga shkolla e mesme (përfshirë provimet e maturës shtetërore) dhe kanë kushte ekonomike jo të favorshme.
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, vetëm nëse ruan minimalisht mesataren e hyrjes dhe plotësojnë kërkesat e aneks kontratës së studentit për Bursat.
Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së.
b. BURSË SOCIALE MBËSHTETËSE
Akordohet për studentë që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike dhe me të ardhura të pamjaftueshme, të krahasueshme me kushtet e përfitimit të ndihmës ekonomike
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, nëse vazhdojnë të plotësojnë plotësojnë kërkesat e aneks kontratës për përfituesit e bursave deri në përfundim të studimeve të një cikli akademik.
Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së.
KATEGORIA 4 -Tarifë e reduktuar në shumën 180,000 Lekë
Kjo kategori përfshin deri në 3% të studentëve të regjistruar për herë të parë.
a. BURSË MBËSHTËTËSE
Kjo bursë akordohet për studentë të regjistruar për herë të parë me të ardhura relativisht të ulëta, me qëllim lehtësimin e kostos së studimeve dhe mbështetjen e vazhdimit të arsimit të lartë.
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, nëse vazhdojnë të plotësojnë plotësojnë kërkesat e aneks kontratës për përfituesit e bursave deri në përfundim të studimeve të një cikli akademik.
Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së.
II - BURSA PËR PROGRAMET MASTER
Të gjitha tarifat e paraqitura më poshtë janë pa TVSH dhe nuk përfshijnë tarifën e punimit të diplomës.
KATEGORIA 5 -Tarifë e reduktuar në shumën 100,000 Lekë
Kjo kategori përfshin deri në 3% të studentëve të regjistruar për herë të parë programet Master.
a. BURSË EKSELENCE MASTER
Akordohet për studentët e regjistruar për herë të parë që kanë:
✅Mesatare nga 9.7 – 10.0 në ciklin paraardhës të studimit dhe me kushte ekonomike jo të favorshme.
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, nëse plotësojnë kërkesat e aneks kontratës së studentit për Bursat.
Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së.
b. BURSË SOCIALE MASTER
Kjo bursë akordohet për studentët që i përkasin kategorive sociale në nevojë, për mbështetje financiare për vazhdimin e studimeve në ciklin Master si:
✅ Familje me ndihmë ekonomike dhe me mesatare shume të lartë
✅ Studentë me status jetimi
✅ Fëmijë dëshmorësh
✅ Persona me aftësi ndryshe
✅ Pjesëtarë të komuniteteve të margjinalizuara
✅ Kategori të tjera të ngjashme sociale
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, nëse plotësojnë kërkesat e aneks kontratës së studentit për Bursat.
Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së.
KATEGORIA 6 -Tarifë e reduktuar në shumën 170,000 Lekë
Kjo kategori përfshin deri në 2% të studentëve të regjistruar për herë të parë programet Master.
a. BURSË PËR STUDENTË SHUMË TË MIRË MASTER
Akordohet për studentë që kanë përfunduar studimet Bachelor me rezultate të mira akademike dhe kanë nevojë për mbështetje financiare për vazhdimin e studimeve.
Mund të aplikojnë studentët që:
✅Mesatare nga 9.0 – 9.7 në ciklin paraardhës të studimit dhe me kushte ekonomike jo të favorshme.
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, nëse plotësojnë kërkesat e aneks kontratës së studentit për Bursat.
Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së.
KATEGORIA 7 -Tarifë e reduktuar në shumën 190,000 Lekë
Kjo kategori përfshin deri në 2% të studentëve të regjistruar për herë të parë programet Master.
a. BURSË MBËSHTËTËSE MASTER
Akordohet për studentë me të ardhura relativisht të ulëta ose me kushte specifike familjare, të cilat nuk përfshihen në kategoritë e tjera të bursave të parashikuara nga universiteti.
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, nëse plotësojnë kërkesat e aneks kontratës së studentit për Bursat.
Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së.
III - BURSA TË TJERA mbi masën e parashikuar në masën 20% të studentëve të rinj
KATEGORIA 8 -Tarifë e reduktuar në shumën 190,000 Lekë
a. VAZHDIM I STUDIMEVE NGA BACHELOR NE MASTER NE UMSH
Studentet qe perfundojne studimet Bachelor ne UMSH dhe regjistrohen direkt ne nje program Master ne UMSH perfitojne automatikisht nje tarife studimi te reduktuar prej 190,000 Leke/vit (pa TVSH). Kjo tarife nuk perfshin pagesen e punimit te diplomes.
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, nëse plotësojnë kërkesat e aneks kontratës së studentit për Bursat.
b. STUDENT I DYTË E MË TEJ NGA E NJËJTA FAMILJE
Studenti i dytë ose çdo student pasues nga e njëjta familje me një student të regjistruar me parë në UMSH përfitojnë tarifa preferenciale studimi:
- 180,000 Leke/vit në programet Bachelor/ DP;
- 190,000 Leke/vit në programet Master.
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, nëse plotësojnë kërkesat e aneks kontratës së studentit për Bursat.
Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së.
KATEGORIA 9 - Tarifa të tjera preferenciale të lidhura me Familjarë dhe Punonjës të UMSH
a. Familjarët e afert të stafit të UMSH-së
Çdo pjesëtar i drejtpërdrejtë i familjes së një anëtari të stafit të UMSH-së përfiton tarifë studimi 80,000 lekë/vit për ciklet DP dhe BSc, si dhe 100,000 lekë/vit për ciklin Master, pa TVSH.
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, nëse plotësojnë kërkesat e aneks kontratës së studentit për Bursat dhe kushtet kontraktore në fuqi.
Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së.
b. Familjarë të shkallës së parë të stafit të UMSH-së
Çdo anëtar tjetër i lidhur në shkallën e parë familjare me çdo anëtar të stafit do e ketë kuotën 160,000 lekë/vit për ciklin e parë të studimeve (DP/BSc) dhe 170,000 lekë/vit për ciklin e dytë të studimeve (Master) pa TVSH.
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, nëse plotësojnë kërkesat e aneks kontratës së studentit për Bursat dhe kushtet kontraktore në fuqi.
Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së.
c. Pedagogët e brendshëm të UMSH-së
Pedagogët e brendshëm të UMSH-së do të paguajnë një tarifë studimi prej 80,000 lekë për ciklin BSc dhe 100,000 lekë për ciklin Master, pa TVSH, për të ndjekur jo më shumë se 1 (një) program të dytë studimi. Kjo e drejtë nuk zbatohet për më shumë se një program studimi.
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, nëse plotësojnë kërkesat e aneks kontratës së studentit për Bursat dhe kushtet kontraktore në fuqi.
Nuk kërkohet aplikim. Përfitimi realizohet automatikisht me regjistrimin.
d. Stafi jo akademik i UMSH-së (administrativ)
Stafi jo akademik i UMSH-së përfitojnë bursë të plotë për ndjekjen e një programi të parë studimi Bachelor/ DP ose Master.
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, nëse plotësojnë kërkesat e aneks kontratës së studentit për Bursat dhe kushtet kontraktore në fuqi.
Nuk kërkohet aplikim. Përfitimi realizohet automatikisht me regjistrimin.
KATEGORIA 10 - Bursa dhe tarifa te tjera preferenciale
Kjo kategori perfshin bursa dhe tarifa te reduktuara te akorduara nepermjet aktiviteteve promocionale, marreveshjeve institucionale dhe ofertave te vecanta te miratuara nga UMSH.
a. Bursa promocionale dhe oferta te vecanta
Përfshihen bursat e plota ose të pjesshme të akorduara më parë në aktivitete promovuese, konkurse, panaire, aktivitete rinore apo iniciativa të tjera të organizuara ose të mbështetura nga UMSH.
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, nëse plotësojnë kërkesat e aneks kontratës së studentit për Bursat dhe kushtet kontraktore në fuqi.
Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së.
b. Tarifa preferenciale në bazë të marrëveshjeve institucionale
Studentët që regjistrohen në UMSH në bazë të marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione, organizata ose subjekte të tjera partnere, përfitojnë tarifën preferenciale të përcaktuar në marrëveshjen përkatëse. Tarifat aplikohen sipas kushteve të dakorduara ndërmjet palëve.
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, nëse plotësojnë kërkesat e aneks kontratës së studentit për Bursat dhe kushtet kontraktore në fuqi.
Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së.
c. OFERTA TË HERSHME DHE OFERTA TË VEÇANTA TË PRANIMIT
Studentët që kanë aplikuar sipas vendimit për ofertat paraprake, PËRFITOJNË ULJE TË TARIFËS SË PROGRAMIT TË ZGJEDHUR NË SISTEMIN (U-Albania) Bsc/DP sipas ofertës specifike të pranuar.
Tarifat preferenciale për studentët e vitit të pare janë të vlefshme deri më datë 15.08.2026. Kusht për përfitimin e tyre është kryerja e një parapagimi prej 20,000 (njëzet mijë) lekësh në bankë brenda kësaj date. (Kjo shumë konsiderohet pjesë e tarifës së studimit dhe zbritet nga detyrimi total i studentit.)
Përfituesit e ruajnë bursën gjatë gjithë ciklit të studimit, nëse plotësojnë kërkesat e aneks kontratës së studentit për Bursat.
Bordi Administrimit ruan te drejten e akordimit te Tarifave te tjera nese e gjykon te arsyeshme per raste specifike
- Kategoritë 9 dhe 10 nuk përfshihen në llogaritjen e kuotës prej 20% të bursave dhe tarifave të reduktuara të akorduara sipas kategorive 1–8. Në asnjë rast numri total i studentëve përfitues nga të gjitha kategoritë e bursave dhe tarifave preferenciale nuk mund të tejkalojë 40% të numrit të studentëve të regjistruar për herë të parë në vitin akademik 2026-2027.
KATEGORIA 11 - Bursa për Programet e Ciklit të Tretë të Studimit (Doktoraturë)
UMSH mbështet zhvillimin akademik dhe shkencor të stafit të saj nëpërmjet skemave të veçanta të financimit për studimet doktorale.
a) Përfitojnë vetëm pedagogët e angazhuar me kohë të plotë ne UMSH në masën 40% te tarifës të ciklit të studimeve brenda vendit ose dhe jashtë tij por jo me shumë se 40% e tarifës së UMSH-së për keto programe, në rastin se këto studime kryhen pranë një IAL-je tjetër.
b) Përfitojnë % te ndryshme pedagogët e angazhuar me kohë të plotë në UMSH në masën e përshkruar në kontratën e punës, të tarifës të ciklit të studimeve brenda UMSH-se për studimet doktorale.
Ky grup nuk aplikon por e përfiton këtë të drejtë direkt me regjistrimin në UMSH ose paraqitjen e dokumentit të regjistrimit në një IAL tjetër brenda ose jashtë vendit.
⚠️ KUSHTET PËR RUAJTJEN E BURSËS OSE TARIFËS SË REDUKTUAR
Përfituesi i bursës ose tarifës së reduktuar e gëzon këtë të drejtë gjatë gjithë ciklit të studimit, nëse vazhdon të plotësojë kushtet e përcaktuara nga universiteti.
Për të ruajtur statusin e përfituesit në vitet në vazhdim, studenti duhet:
✅Të ruajë kushtet mbi bazën e të cilave ka përfituar bursën ose tarifën e reduktuar;
✅Të ruajë mesataren akademike që ka pasur ne momentin e aplikimit për përfitimin (pamvaresisht nga kategoria perfituese);
✅Të mos penalizohet për mosfrekuentim ose moshyrje në provime;
✅Të rezultojë kalues në të gjitha lëndët e vitit akademik përkatës;
✅Të respektojë të gjitha detyrimet e përcaktuara në kontratën e studimit dhe Aneksin e Bursave;
✅Të përmbushë angazhimet institucionale të parashikuara për përfituesit e bursave, kur këto janë pjesë e marrëveshjes së lidhur me universitetin.
✅Zbaton kodin e etikës, përgjigjet kërkesave për angazhime të kërkuara nga UMSH, pa i penguar në procesin mësimor. Përjashtim bëhet në raste të kushteve të jashtëzakonshme të gjykuara si të tilla nga Komisioni.
Mosplotësimi i njërit prej kushteve të mësipërme mund të sjellë humbjen e statusit të përfituesit të bursës ose tarifës së reduktuar.
Çdo vit akademik, universiteti verifikon plotësimin e kushteve për vazhdimin e përfitimit të bursës ose tarifës së reduktuar.
Procedura dhe Afatet e Aplikimit për Bursa dhe Tarifa të Reduktuara
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë shqyrton çdo vit aplikimet për bursa dhe tarifa të reduktuara në përputhje me kriteret e miratuara nga Bordi i Administrimit.
Si të aplikoni?
Aplikimi për bursa realizohet online nëpërmjet formularit të dedikuar në faqen zyrtare të UMSH-së:
www.umsh.edu.al → Bursa → Aplikim për Bursë
Të gjitha aplikimet shqyrtohen nga Komisioni Ad-Hoc i Bursave dhe Tarifave Preferenciale, të cilat verifikojnë dokumentacionin, plotësimin e kritereve dhe përputhshmërinë me kushtet e përcaktuara për secilën kategori burse ose tarife të reduktuar.
Afatet e aplikimit
✅Aplikimet për studentët e rinj hapen nga data 1 Korrik 2026.
✅Aplikimet pranohen deri në përfundimin e afateve zyrtare të regjistrimeve, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për vitin akademik 2026-2027.
✅Aplikimet e studentëve në vazhdim shqyrtohen pas përfundimit të vitit akademik dhe procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve për ruajtjen e statusit të përfituesit.
✅Aplikimi ndjek 3 faza sipas procedurave dhe afateve përkatëse, si më poshtë:
Faza e shqyrtimit të aplikimeve
FAZA E PARË:
1️⃣ Vetëdeklarimi Online
Në të cilën aplikantët plotësojnë saktë Formularin Online në të gjithë të dhënat e kërkuara në tabelën bashkëngjitur këtij Vendimi, si pjesë e paketës së regjistrimit, e cila shfaqet në procesin e aplikimit në https://www.umsh.edu.al/c/110/bursat shoqëruar: me Kërkesë të arsyetuar për kërkimin e bursës dhe Auto-Deklaratën paraprake e cila gjendet në fund të formularit të aplikimit online.
“AUTO-DEKLARATË”
Me anë të kësaj deklarate i/e nënshkruari/a_____________deklaron nën përgjegjësinë e plotë se të dhënat e deklaruara janë të vërteta dhe mund të regjistrohen dhe të publikohen nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë” në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, të ndryshuar “Për mbrojtjen e të dhënave personale.”
Aplikanti do të marrë përgjigje në adresen e email në të cilën ai ka aplikuar / në adresën email të UMSH me të cilën do të pajiset në momentin e regjistrimit, jo më shpejt se 24 orë nga kërkesa e aplikantit dhe jo më vonë se 2 javë pas plotësimit e dorëzimit të të gjithë vetëdeklarimeve të kërkuara.
Aplikimi nuk merret në shqyrtim kur nuk janë plotësuar të gjitha rubrikat e kërkuara.
Është përgjegjësia e aplikantit të ndjekë e plotësojë të gjitha sa kërkohen në çdo fazë dhe të respektojë afatet e përcaktuara. Afatat e përcaktuara më sipër fillojnë kur plotësohen kërkesat plotësisht nga aplikanti. KUJDES – ËSHTË PËRGJEGJËSI E APLIKANTIT ZGJEDHJA E DREJTË E KATEGORISË PËR TË CILËN APLIKON.
FAZA E DYTË:
2️⃣ Verifikimi i Dokumentacionit
Në rastet e miratimit paraprak të kërkesave, aplikantët do të dorëzojnë dokumentet origjinale, ose kopje të noterizuara të tyre (përjashtim bëjnë rastet kur dokumentet origjinale janë dorëzuar pranë UMSH-së për regjistrimin) pranë Zyrës së Bursave, për të mundësuar kalimin në fazën përfundimtare, atë të nënshkrimit të aneks-kontratës përkatëse.
Afati i plotësimit të dokumentëve origjinale zgjat deri në 2 javë pas njoftimit për mundësinë e përfitimit të bursës ose tarifës së reduktuar. Për këtë arsye, të gjithë aplikantët, përjashtuar kategoritë që presin miratimin përfundimtar për bursë të plotë duhet të respektojnë pagesën e tarifës së regjistrimit brenda afateve të kontratës bazë, e cila për vitin akademik 2026-2027 është 80,000 lekë për ciklin DP/BSc dhe 100,000 lekë për ciklin Master.
FAZA E TRETË:
3️⃣ Miratimi dhe Formalizimi i Përfitimit
Në këtë fazë me njoftimin përkatës, aplikanti paraqitet pranë Zyres së Bursave për nënshkrimin e anekseve të kontratës së përfitimit të bursës/tarifës së Reduktuar, së bashku me Prokurën e Posaçme Noteriale, që deklaron se faktet e vetëdeklaruara dhe dokumentet e dorëzuara janë të vërtetë dhe i jep të drejtën UMSH-së të kontrollojë deklarimet e dokumentet e dorëzuara, së bashku me Deklaratën e Angazhimit. Në rast mospërputhjeje, do të ndiqen hapat ligjore si dhe do të penalizohet me dyfishin e tarifës vjetore për të gjithë periudhën e studimeve, në të cilat ka përfituar tarifë të reduktura ose bursë.
I gjithë shkëmbimi deri në takimin për sjelljen e dokumenteve origjinale kryhet nëpërmjet email-it të deklaruar nga aplikanti në fazën e aplikimit.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
