Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Diploma të dyfishta, të përbashkëta
Diplomë e dyfishtë Master i Shkencave në Administrim Biznesi
Në thellim të procesit të ndërkombëtarizimit, UMSH ofron regjistrimin në programin me diplome të dyfishtë Master i Shkencave në Administrim Biznesi (me profil Marketing, Shitje, Komunikim). Hartuar në bashkëpunim me Universitetin e Tuscias Viterbo, Itali ky program i pajisë studentët me dy diploma të njohura në dy universitete. Të diplomuarit në këtë program do të jenë plotësisht të barabartë në aspektin e njohurive dhe mundësive me studentët italianë dhe europianë.
Me mbështetjen e projekteve Erasmus+, studentët shqiptarë dhe italianë, që do të regjstrohen në këtë program, do të zhvillojnë disa lëndë të këtij programi dhe do të mbrojnë diplomën në gjuhën angleze përpara një komisioni të përbashkët italo-shqiptar, në Tiranë dhe Viterbo, Romë.
Avantazhet për të gjithë ju studentë që do të ndiqni këtë program:
- Merrni dy tituj, në Itali dhe në Shqipëri, duke ndjekur vetëm një program studimi dy-vjecar;
- Shumëfishoni mundësitë tuaja për tu punësuar në tregun europian mbi bazën e një diplome të dyfishtë;
- Stimuloni një karriere ndërkombëtare dhe përmirësoni zotërimin e gjuhës angleze dhe të gjuhës së vendit pritës;
- Shmangni procedurat burokratike për të vërtetuar diplomën në një vend të huaj.
- Zbuloni kultura të reja, jetoni një përvojë unike dhe përqafoni këndvështrime të ndryshme dhe origjinale;
- Zhvilloni aftësitë profesionale më të kërkuara nga kompanitë, si zgjidhja e problemeve, puna në grup, fleksibiliteti, lehtësia e përshtatjes, kurioziteti, ndjeshmëria, aftësitë organizative;
- Zgjeroni rrjetin tuaj të kontakteve dhe zhvilloni marrëdhënie dhe miqësi ndërkombëtare.
Mësoni si europianë, punoni si europianë, jetoni si europianë!
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim