Pranimet
Home > Pranimet > Dokumentacioni
Dokumentacioni
TRANSFERIM STUDIMESH
a) Kërkesën drejtuar IAL-së për programin e studimit, në të cilin do të transferojë studimet (ose formulari i aplikimit sipas shtojcës nr.6).
b) Planin e plotë të programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse.
c) Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur. Studentët që transferojnë studimet e tyre nga një institucion i huaj i arsimit të lartë, planin e plotë të programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse dhe listën e notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, duhet t'i dorëzojnë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të njësuar me origjinalin.
d) Fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme (Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011). Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës se mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar/ Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar (DRAP/ZVAP) përkatëse, ose listën e notave të shkollës se mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit.
e) Fotokopje të dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
f) Dy fotografi personale.
PROGRAM I DYTË STUDIMI
a) Kërkesa drejtuar UMSH-së për programin e studimit, në të cilin aplikon për program të dytë studimi (ose formulari i aplikimit sipas shtojcës 6)
b) Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare të kryera më parë, të shoqëruar me suplementin e diplomës.
c) Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur (nëse kërkohet njohja e provimeve të shlyera dhe/ose e krediteve përkatëse).
d) Fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme (kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011). Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës se mesme dhe të vërtetuar në DRAP/ZVAP përkatëse, ose listën e notave të shkollës se mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit.
e) Fotokopje të dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
f) Dy fotografì personale.
SHTETAS TË HUAJ
a) Formuarin e aplikimit sipas shtojcës nr.2, të këtij udhëzimi.
b) Kopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave, të njehsuar nga QSHA-ja.
c) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
d) Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program studimi që zhvillohet Faqe 9 nga 35 6. në gjuhen shqipe), si dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe, mund të sjellin çdo dokument nga vendi i origjinës që provon njohjen e gjuhës shqipe.
e) Dy fotografì personale.
MASTER
a) Diplomë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar mе origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës.
b) Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP). Kandidatët që kanë përfunduar shkollën е mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr.876, datë 3.11.2010, të Këshillit të Ministrave, "Për disa ndryshime në vendimin nr.78, datë 8.2.2006 të Këshillit të Ministrave "Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike", i ndryshuar”, paraqesin Dëftesën e Pjekurisë (origjinal ose fotokopje të saj, të njësuar me origjinalin, të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP). Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP), ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave.
c) Formularin e aplikimit, sipas formatit të shtojcës nr.5, të këtij udhëzimi.
d) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
e) Dy fotografì personale.
BACHELOR
a) Diplome Mature dhe Certifikate Notash e Noterizuar
b) Fotokopje ID/Pasaporte
c) Certifikate Familjare
d) Foto Personale (2 cope).
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
