Studimet
Home > Studimet > Kurse profesionale > Programi i formimit të vazhduar në fushën psikopedagogjike
Programi i Formimit të Vazhduar në Fushën Psikopedagogjike
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është IAL e cila e ofron këtë program, miratuar me Urdhër Nr. 378, datë 14.07.2023, të Ministrit të Arsimit dhe Sportit në Republikën e Shqipërisë. Ky program është projektuar për individët që dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit, por nuk kanë një formim të plotë psiko-pedagogjik. Ai u drejtohet mësuesve aktualë pa formim të specializuar, si dhe të diplomuarve në fusha si:
- Informatikë,
- Gjuhë,
- Shkenca Natyrore,
- Ekonomi,
- Sociologji apo Filozofi,
që synojnë të hyjnë në sistemin arsimor. Programi zgjat 1 semestër dhe përmban 35 kredite ECTS, duke u zhvilluar me kohë të plotë. Programi zhvillohet nën drejtimin e Departamentit të Edukimit, Komunikimit dhe Formimit të Kompetencave dhe Departamentit të Psikologjisë dhe Sociologjisë pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane, në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Pjesëmarrësit fitojnë kompetenca në psikologjinë e edukimit, didaktikë, menaxhim klase dhe komunikim pedagogjik. Në përfundim, ata pajisen me Certifikatë për Formim Psiko-Pedagogjik, e lëshuar nga UMSH dhe e miratuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore. Programi është në përputhje me Nivelin 7 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe siguron përgatitjen e duhur për ushtrimin ligjor të profesionit të mësuesit në arsimin parauniversitar.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
