Home > Studimet > Kurse profesionale > Legjislacioni tatimor dhe administrimi fiskal në shqipëri

Trajnim Profesional “Legjislacioni Tatimor dhe Administrimi Fiskal në Shqipëri”

Ky trajnim profesional përgatit ekspertë të kualifikuar në fushën e legjislacionit tatimor dhe administrimit fiskal, duke ofruar njohuri të thelluara mbi sistemin tatimor shqiptar, procedurat e administrimit të taksave dhe menaxhimin e detyrimeve fiskale për individë dhe biznese. Programi përfshin realizimin e 56 orëve në total dhe mbulon konceptet bazë dhe të avancuara të legjislacionit tatimor, përfshirë

  • taksat mbi të ardhurat,
  • tatimin mbi fitimin,
  • TVSH-në,
  • kontributet e sigurimeve shoqërore,
  • taksat vendore,
  • procedurat e deklarimit dhe pagesës, si dhe kontrollet dhe auditimet fiskale.

Pjesëmarrësit njihen me praktikat më të mira të administrimit fiskal, interpretimin e ligjeve dhe udhëzimeve tatimore, etikën në menaxhimin e detyrimeve fiskale, parandalimin e evazionit dhe shmangies fiskale, si dhe ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit financiar. Trajnimi përfshin gjithashtu diskutimin e implikimeve ligjore dhe praktike të legjislacionit tatimor në sektorin publik dhe privat, si dhe zbatimin e praktikave të mira sipas standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe administrimit fiskal. Programi i këtij trajnimi ndërthur leksionet teorike me ushtrime praktike, analizë të rasteve reale, përgatitje dhe kontroll të deklaratave tatimore, përdorimin e mjeteve profesionale të menaxhimit fiskal dhe aplikacioneve softuerike për tatime dhe kontabilitet. Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi praktike në interpretimin e ligjit, planifikimin dhe ekzekutimin e detyrimeve fiskale, dhe menaxhimin e marrëdhënieve me autoritetet tatimore.

Në përfundim të trajnimit zhvillohet testimi përkatës referuar moduleve të zhvilluara, dhe pjesëmarrësit pajisen me certifikim të njohur nga Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve në Republikën e Shqipërisë. Trajnimi gjithashtu ofron mundësinë për të ndërtuar rrjete profesionale me ekspertë të fushës dhe kolegë nga sektori publik dhe privat, duke forcuar aftësitë vendimmarrëse dhe menaxheriale në administrimin fiskal dhe zbatimin e legjislacionit tatimor në Shqipëri.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim