Home > Pranimet > Transferimet

Transferime

Transferimet nga një IAL publik ose jopublik në UMSH, kryhen brenda të njëjtit cikël studimi, në programe të njejta ose të ngjashme të ciklit të pare, të dytë, të integruara të ciklit të dytë ose në ato profesionale. Programet e studimit nga të cilat student kërkon të transferohet duhet të jenë të licensuara dhe akredituara.

Kandidatët që aplikojnë për transferim studimesh plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për vitin përkatës akademik.

Në rastet e transferimit të studimeve nga brenda ose jashtë vendit, në vitet e ndërmjetme të programeve të studimit, brenda të njëjtit cikël, studentët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave të vitit akademik që studenti është pranuar në institucionin e arsimit të lartë, duke filluar nga viti akademik 2016-2017 dhe në vijim.

Nuk mund të pranohen aplikime për transferime gjatë vitit akademik.

Kandidatët që aplikojnë për transferim të studimeve apo për program të dytë studimi duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë për programet e studimit për të cilët aplikojnë.

Kandidati nuk duhet të jetë duke ndjekur një tjetër program studimi. Aplikimi për transferim studimesh, mund të bëhet nga një program studimi i njëjtë ose i ngjashëm i të njëjtit cikël edhe lloj, të ndjekur nga kandidati në IAL-të publike ose në IAL-të jopublike të licencuara dhe të akredituara për programin përkatës të studimit, vendase apo të huaja.

Nuk mund të kryhen transferime studimesh nga një nivel cikli studimesh apo të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve në një tjetër. Në këtë kuadër nuk mund të kryhen transferimе studimesh nga programet e studimeve dy-vjeçare me karakter profesional në programe të ciklit të parë "Bachelor" dhe në programe të integruara të studimeve të ciklit të dytë "Master i shkencave".

Hapat që ndiqen në procedurën e transferimit në UMSH

1. Aplikanti kryen aplikimin online (APLIKO KËTU) 
2. Komisioni ad hoc sipas fushave përkatëse vlerëson dosjen e aplikantit dhe kryen procesin e ekuivalentimit të krediteve.
3. Aplikanti njihet me ekuivalentimin dhe njohjen e krediteve nga ana e Komisionit.
4. Aplikanti pasi ka pranuar ekuivalentimin e krediteve, kryen çregjistrimin nga IAL-ja ku kryente studimet.
5. Aplikanti dorëzon dokumentacionin e plotë për të finalizuar trasnferimin në UMSH  

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim