
Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +
Erasmus + Mobility
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është aktiv në kuadrin e strategjisë së ndërkombëtarizimit. Nëpërmjet një zyrë tashmë të konsoliduar, UMSH ka ngritur strukturat e veta të cilat mundësojnë pjesëmarrjen e studentëve dhe stafeve akademike në programin Erasmus+ të mbështetur nga Komisioni Europian.
Kështu, UMSH ka ngritur një rrjet partnerësh me të cilët bashkëpunon në rritjen e cilësisë së ndëlrkombëtarizimit duke nënshkruar marrëveshje “International Credit Mobility” Erasmus+ KA107. Rrjeti i universiteteve partnere shtrihet nga Portugalia, Italia, Poloni, Bullgari, Estoni, Greqi, Turqi, Rumani, Hungari.
Aktualisht, studentë nga Universiteti Mesdhetar janë duke kryer shkëmbime Erasmus + në Itali, Poloni, Greqi. Të gjitha shpenzimet e tyre mbulohen nga programi Erasmus + me anë të një burse prej 850 euro/muaj. Po kështu, falë programit Erasmus+ rreth 20 pedagogë nga UMSH do të japin mësim në universitetet partnere në Europë si dhe një numër i madh pedagogësh të huaj mbërrijnë çdo vit në UMSH me anë të programit Erasmus + për të dhënë mësim.
Disa prej universiteteve partnere Erasmus + të UMSH janë:
1. University of Tuscia – Itali
2. Panteion University of Athens – Greqi
3. Rzeszoë University – Poloni
4. Jagellonian University – Poloni
5. Bialystok University of Technology – Poloni
6. Tallin University of Technology – Estoni
7. Sothëest Rilski University – Bullgari
8. University of Suceava – Rumani
9. University of Aquila – Itali
10. Cukurova University – Turqi
11. Instituto Politechnico di Braganca – Portugali
12. Kazimerz Ëielki University – Poloni
13. Business University ËSPA Lublin – Poloni
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim