Home > Studimet > Studime doktoraturë > Fakulteti i shkencave ekonomike

Doktoraturë në Shkenca Ekonomike

Studime Doktoraturë në Shkenca Ekonomike në drejtimet e mëposhtme :

  • Financë - përmbledh të gjitha instrumentet dhe institucionet e tregut financiar, politikat monetare dhe tatimore, politikat e zhvillimit rajonal dhe çdo element tjetër të zhvillimit makroekonomik të vendit.
  • Menaxhim - përmbledh tërësinë  e modeleve të krijimit e zhvillimit të biznesit, mjetet dhe metodat për krijimin e bizneseve të reja, format dhe parimet e ristrukturimit të bizneseve, format e reja të drejtimit, elementët e industrisë 4.0 dhe gjithë elementët e zhvillimit mikroekonomik në funksion e rritjes së qëndrushme.
  • Aplikimet e Teknologjisë së Informacionit dhe të Informatikës në Ekonomi - përmbledh: Zhvillimet e Data Warehouse Management, IT project Management, inteligjencën artificiale, robotikën, dhe zhvillimet e tyre në Ekonominë Shqiptare

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike

Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin  e tyre.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim