Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është aktiv në kuadrin e strategjisë së ndërkombëtarizimit. Ndërkombëtarizimi është një proces dinamik dhe nënkupton ndërveprim mes instzitucioneve, shkëmbimeve dypalëshe, etj. Nëpërmjet një zyrë tashmë të konsoliduar, UMSH ka ngritur strukturat e veta të cilat mundësojnë pjesëmarrjen e studentëve dhe stafeve akademike në programin Erasmus+ të mbështetur nga Komisioni Europian.

Kështu, UMSH ka ngritur një rrjet partnerësh me të cilët bashkëpunon në rritjen e cilësisë së ndërkombëtarizimit duke nënshkruar marrëveshje “International Credit Mobility” Erasmus+ KA107. Rrjeti i universiteteve partnere shtrihet në Portugali, Itali, Poloni, Bullgari, Estoni, Greqi, Turqi, Rumani, Hungari, Spanjë, Lituani, etj. 

Disa prej universiteteve partnere Erasmus + të UMSH janë:

1.     University of Tuscia – Itali

2.     Panteion University of Athens – Greqi

3.     Rzeszow University – Poloni

4.     Jagellonian University – Poloni

5.     Bialystok University of Technology – Poloni

6.     Tallin University of Technology – Estoni

7.     Sothwest Rilski University – Bullgari

8.     University of Suceava – Rumani

9.     University of Aquila – Itali

10.  Cukurova University – Turqi

11.  Instituto Politechnico di Braganca – Portugali

12.  Kazimerz Wielki University – Poloni

13.  Business University WSPA Lublin – Poloni

14.  University of Valladolid – Spanjë

15.  University of Salento – Itali

16.  Hacettepe University – Turqi,

si dhe një numër i madh universitetesh të tjera Europiane me të cilat shkëmbimet Erasmus + KA1 fillojnë në vitin akademik pasardhës.

UMSH ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe ka vendosur instrumenta konkrete për zbatimin e tyre ku synohet shkëmbimi akademik, shkëmbimi i materialeve shkencore dhe pjesëmarrje të përbashkjët në konferenca shkencore, publikime të përbashkëta. Disa prejt tyre janë listuar më poshtë.

1.     University of Tuscia - Itali

2.     University of Applied Sciences of Tallinn – Estoni

3.     Bialzstok University of Technology – Poloni

4.     Polytechnic Institute of Braganca – Portugali

5.     Cukurova University – Turqi

6.     Aldo Moro University of Bari – Itali

7.     Sigmund Freud University of Paris – France

8.     University of Calabria – Itali

9.     University of Bologna - Itali

Si rezultat i kësaj pune, UMSH dhe Universiteti i Tuscia, universitet publik në Itali, duke filluar nga viti akademik 2022-2023 do të lançojnë së bashku Masterin “Marketing and Quality”, i cili do të zhvillohet në të dyja universitetet ku në përfundim të të cilës studentët do të marrin diplomën nga të dyja universitetet. Ky Master do të zhvillohet në gjuhët Angleze, Shqip, dhe Italisht sipas nevojave të studentëve.

Ky bashkëpunim është edhe njëherë një tregues i qartë i punës kërkimore shkencore që realizohet në UMSH si dhe një tregues i qartë i besimit të partnerëve dhe universiteteve Europiane në atë çfarë Universiteti Mesdhetar është dhe përfaqëson.

Universiteti Mesdhetar është aktiv edhe në komponentin Erasmus+ KA2 të financuar nga Komisioni Europian në projektin U-SIA (Ndërlidhësit mes Universitetit dhe Shoqërisë në Shqipëri: Prodhimi i Përbashkët i njohurive dhe kërkimeve që kanë rëndësi. Në këtë kuadër, Komisioni Europian i besoi UMSH të udhëheqë një konsortium të madh universitetesh shqiptare dhe të huaja duke i ofruar UMSH për zbatimin e projektit një grant prej rreth 860,000 Euro. Përsësri një tregues i qartë i besimit dhe cilësisë së kërkimit shkencor në UMSH.

Universiteti Mesdhetar është gjithashtu partner në shumë pprojekte të tjera Europiane si në Erasmus + KA3 nëpërmjet projektit “Të rinj aktivë për shoqëritë që zhvillohen, programi: “Europe for citizens – EU Remembrance, etj.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim