Home > Studimet > Klinika ligjore

Klinika Ligjore Mesdhetari

Qëllimi i Klinikës Ligjore “Mesdhetari”

Qëllimi i Klinikës Ligjore “Mesdhetari” është ai i ofrimit të shërbimeve ligjore pa pagesë, për ata individë që janë në pamundësi ekonomike për t’ju drejtuar një zyrë avokatie private apo që vijnë nga shtresa të margjinalizuara të shoqërisë.

Krahas këtij qëllimi, Klinika Ligjore ka si qëllim edhe aftësimin pratik të studentëve të drejtësisë, tё Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të UMSH, nёpёrmjet angazhimit tё tyre nё trajtimin e çёshtjeve objekt i veprimtarisё sё saj. Klinika Ligjore synon që studentët, përmes ndihmës konkrete ligjore që do të japin për kërkuesit, të plotësojnë njohuritë e tyre edhe përmes studimit dhe zgjidhjes praktike të cështjeve juridike konkrete, qofshin këto gjyqësore apo administrative.

Klinika Ligjore “Mesdhetari” synon të lehtësojë aksesin në drejtësi për individët me prejardhje nga grupe të margjinalizuara të shoqërisë dhe ushtrimin e të drejtave kushtetuese të atyre grupeve shoqërore apo individëve që ekonomikisht e kanë të pamundur përballimin e tyre si dhe të aftësojë në mënyrën më të mirë të mundshme në praktikë studentët e drejtësisë.

Studentët që janë pjesë e Klinikës Ligjore janë përzgjedhur në mënyrë të kujdesshme midis studentëve ekselent të Universitetit tonë. Ata do të zhvillojnë punën e tyre duke u mbështetur dhe mbikqyrur gjatë të gjithë kohës nga pedagogët e UMSH, ekspert të fushave të ndryshme të drejtësisë.

Shërbimet e Klinikës Ligjore “Mesdhetari”

Klinika Ligjore “Mesdhetari”, ofron ndihmën parësore apo emergjente për individin, duke i dhënë këtij të fundit informacionin ligjor të nevojshëm për rastin konkret dhe duke e orientuar lidhur me veprimet që duhen ndërmarrë. Fokusi kryesor është këshillimi ligjor profesional por, sipas situatave dhe rasteve specifike, anëtarët e klinikës ligjore mund të ndihmojnë individin edhe nëpërmjet formulimit të kërkesave të ndryshme administrative, kthimit të përgjigjeve, përpilimit apo kontrollit të kërkesë-padive apo materialeve të tjera gjyqësore, akteve noteriale etj.

Konkretisht shërbimet e ofruara nga Klinika Ligjore “Mesdhetari” janë:

  • Këshillim ligjor i kualifikuar për personat në pamundësi ekonomike.
  • Dhënia e informacionit bazik në lidhje me të drejtat dhe detyrimet që kanë shtetasit e Republikës së Shqipërise, sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.
  • Dhënia e informacionit në lidhje me procedurat administrative, gjyqësore apo ato të ndërmjetësimit për zgjidhjen e problematikave administrative apo konflikteve gjyqësore që kërkuesi mund të ketë.
  • Orientimi i individit në identifikimin e saktë të cështjes ligjore, institucionit të cilit duhet t’i drejtohet apo gjykatës kompetente për gjykimin e çështjes, formës ligjore të saktë përmes së cilës duhet të kërkohet e drejta e mohuar apo shërbimi i kërkuar. Informacioni do të jepet me shkrim në një moment të dytë, sipas kohës së kërkuar për hartimin e mendimit juridik përkatës.
  • Asistimi në hartimin e shkresave, kërkesave, ankesave apo çdo materiali ligjor tjetër të domosdoshëm, drejtuar institucioneve të administratës publike, organeve gjyqësore apo palëve private, sipas nevojave të individit.

Shërbime të jashtëzakonshme të Klinikës Ligjore “Mesdhetari”, të cilat ofrohen pas miratimit paraprak me vendim të Bordit Drejtues të Klinikës, janë:

  • Ofrimi i ndihmës ligjore në raste ndërmjetësimi.
  • Përfaqësimi në gjykim për çështje të veçanta.

Orari i Klinikës Ligjore “Mesdhetari”

Çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 10.00 deri në orën 14.00

Kontakt : [email protected]

Klinika Ligjore “Mesdhetari”, sot, pothuajse një vit nga inaugurimi i saj, nën aktivizimin e studentëve të Fakultetit Juridik dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare  dhe mbikqyrjen e pedagogëve të po këtij fakulteti, njëkohësisht edhe avokatë , kanë arritur të trajtojnë dhe të japin ndihmë juridike falas për disa kategori individësh dhe çështjesh si më poshtë:

  • Pensionistë - problematika që lidhen me përllogaritjen e pensionit; mungesë në dokumentacionin e kërkuar për pension; gabime në emër apo mbiemër në dokumenta pensioni etj. Kërkuesit janë asistuar duke i orientuar mbi veprimet që duhet të kryejnë, ku duhet të drejtohen dhe procedurat që duhet të ndjekin për zgjidhjen e problemit.
  • Gra në pamundësi ekonomike apo nga shtresa të margjinalizuara - përgjithësisht kjo kategori i drejtohet klinikës ligjore për zgjidhjen e martesës, lënien për rritje dhe edukim të fëmijëve të mitur, kërkimin e pensionit ushqimor për fëmijët etj. Shpesh herë këto janë gra apo nëna të reja e të papuna, pa mundësi ekonomike për t’ju drejtuar një avokati dhe pa mbështetje. Ato janë orientuar mbi dokumentacionin e kërkuar për hartimin e kërkesë padisë për zgjidhje martese apo kërkesave të tjera,  janë hartuar këto kërkesa dhe janë orientuar se ku dhe si duhet të depozitohen.
  • Të papunë - Raste më të rralla janë ato që kërkojnë informacion se si duhet të veprojnë në rast të zgjidhjes së marrëdhënies së punës në mënyrë të padrejtë. Edhe këta kërkues janë orientuar mbi bazën ligjore të kërkesave të tyre, dokumentat e nevojshme provuese, procedurën që duhet ndjekur dhe mënyrën e depozitimit të kërkesës në organet kompetente.

Për shkak të periudhës së vështirë globale, shkaktuar nga pandemia e virusit Covid-19, edhe aktiviteti i Klinikës Ligjore ka qënë i kufizuar, duke shpresuar të rifillojë me normalitet sa më parë.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim