
Studimet
Home > Studimet > Sigurimi i cilësisë
SIGURIMI I CILËSISË NË UMSH
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka në vëmendje parësore, sigurimin e cilësisë, ndaj operon për rritjen e saj në bashkëpunim me NJSBCZHK.
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë e realizon vlerësimin e programeve të studimit në të gjitha ciklet dhe format që ofron ky universitet. Me vlerësimin e programeve të studimit, përmes procedurave të qarta bëhet vlerësimi i cilësisë të veprimtarisë mësimore dhe të kërkimit shkencor.Qëllimi kryesor është që të vlerësohet nëse programi i studimit i përgjigjet standardeve shtetërore të cilësisë dhe udhëzimeve të Sigurimit të Cilësisë në Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë.
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Zhvillimit të Kurrikulave (NJSBCZHK)
Përshkrimi: Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Zhvillimit të Kurrikulave (NJSBCZHK) është njësi e ngritur në nivel universiteti. Përbërja dhe funksionimi i kësaj njësie është miratuar nga Rektori. Mënyra e funksionimit të NJSBCZHK rregullohet me rregullore të veçantë. Kjo njësi përbëhet nga drejtuesi i zyrës, anëtarë të tjerë të kësaj zyre që janë përzgjedhur nga pedagogët e çdo departamenti, përfaqësues nga administrata, si dhe një përfaqësues nga Këshilli i Studentëve.
Metodologjia e punës së kësaj njësie: Bazohet në Rregulloren e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Zhvillimit të Kurrikulave, Manualin e saj, Ligjin e Arsimit te Lartë në Republikën e Shqipërisë, Statutin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Rregulloren e UMSH, si dhe të gjitha dokumentet e ASCAL-it.
Dokumenta bashkëngjitur
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim