Home > Studimet > Kurse profesionale > Python software development

Trajnim Profesional “Python Software Development”

Ky trajnim profesional përgatit ekspertë të kualifikuar në zhvillimin e softwerit duke përdorur gjuhën programuese Python, duke ofruar njohuri të thelluara mbi konceptet bazë dhe të avancuara të programimit, zhvillimin e aplikacioneve dhe automatizimin e proceseve në sektorin publik dhe privat. Programi përfshin realizimin e 20 orëve në total dhe mbulon tematika si

  • strukturat e të dhënave,
  • kontrolli i rrjedhës,
  • funksionet dhe modulet,
  • programimi objekt-orientuar,
  • menaxhimi i paketave dhe bibliotekave,
  • zhvillimi i aplikacioneve web dhe desktop, si dhe integrimi me bazat e të dhënave.

Pjesëmarrësit njihen me praktikat më të mira të industrisë për zhvillimin e softuerit të qëndrueshëm dhe të sigurt, përdorimin e bibliotekave dhe framework-eve si Django, Flask, Pandas, NumPy, dhe praktikat e testimit dhe debugimit të aplikacioneve. Trajnimi përfshin gjithashtu etikën në zhvillimin e softuerit, sigurinë e kodit dhe menaxhimin e projekteve softuerike sipas standardeve ndërkombëtare. Programi i këtij trajnimi ndërthur leksionet teorike me ushtrime praktike, zhvillim dhe testim të aplikacioneve reale, përdorimin e mjeteve dhe platformave profesionale për menaxhimin e kodit dhe projekteve (p.sh., Git, GitHub), si dhe implementimin e zgjidhjeve softuerike të aplikueshme menjëherë në punë. Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi praktike në krijimin e aplikacioneve, automatizimin e proceseve dhe zgjidhjen e problemeve të kompleksitetit të ndryshëm me Python.

Në përfundim të trajnimit zhvillohet testimi përkatës referuar moduleve të zhvilluara, dhe pjesëmarrësit pajisen me certifikim të njohur nga Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve në Republikën e Shqipërisë. Trajnimi gjithashtu ofron mundësinë për të ndërtuar rrjete profesionale me ekspertë të fushës dhe kolegë nga sektori publik dhe privat, duke forcuar aftësitë vendimmarrëse dhe menaxheriale në zhvillimin e softuerit me Python.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim