Home > Studimet > Kurse profesionale > Prokurimet publike

Trajnimi profesional “Prokurimet Publike”

Ky kurs profesional përgatit ekspertë të kualifikuar në fushën e prokurimeve publike, në përputhje me Ligjin Nr. 162. Dt.  23.12.2020 ”Për prokurimin publik”, Ligjin Nr. 16/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik” dhe aktet nënligjore përkatëse. Programi mbulon të gjithë ciklin e prokurimit: planifikimin, hartimin e dokumenteve të tenderit, publikimin në APP, vlerësimin e ofertave dhe ekzekutimin e kontratave. Pjesëmarrësit njihen me parimet e transparencës, konkurrencës dhe barazisë ligjore në proceset e prokurimit. Kursi trajton gjithashtu menaxhimin e fondeve publike, mbikëqyrjen e zbatimit të kontratave dhe raportimin institucional. Përfshihet pjesa mbi konfliktin e interesit, etikën profesionale dhe parandalimin e korrupsionit në prokurime. Programi ndërthur leksionet teorike me ushtrime praktike bazuar në dokumentacion real tenderash.

Në përfundim të trajnimit zhvillohet edhe testimi përkatës referuar moduleve të zhvilluara. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të punuar në administratën publike apo në sektorin privat. Kursi përfundon me certifikim të njohur nga: Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu, trajnimi u ofron pjesëmarrësve mundësinë për të ndërtuar rrjete profesionale me ekspertë dhe kolegë nga institucione të ndryshme publike dhe private. Trajnimi synon të forcojë aftësitë vendimmarrëse dhe menaxheriale në proceset e prokurimit. Pjesëmarrësit mësojnë të identifikojnë rreziqet ligjore dhe financiare dhe të aplikojnë praktikat më të mira për të siguruar eficiencë dhe transparencë. Përmes studimeve të rasteve reale dhe diskutimeve interaktive, pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi praktike që mund të aplikohen menjëherë në punën e tyre.

Dokumenta bashkëngjitur

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim