
Studimet
Home > Studimet > Studime bachelor > Fakulteti i informatikës
Fakulteti i Informatikës
Informatikë me Profile:
Programi Bachelor në “Informatikë” me profile: Informatikë Biznesi, Teknologji Informacioni dhe Inxhinieri Informatike ka si qëllim kryesor të përgatisë studentë të orientuar drejt zhvillimeve të reja teknologjike dhe profesionistë konkurentë në tregun e punës. Ky profilizim, synon të pasurojë tregun e profesioneve dhe specialistëve të Informatikës, kryesisht duke ofruar profesione si: zhvillues aplikacionesh, administrator sistemesh, menaxhere projektesh, programues, arkitektë të sistemeve, specialiste TIK etj.
Misioni i programit të studimit Bachelor në “Informatikë” me profile, është t’u ofrojë studentëve njohuritë dhe aftësitë e nevojshme lidhur me fushën e Informatikës për të përgatitur profesionistët e duhur.
Dokumenta bashkëngjitur
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim