Home > Studimet > Kurse profesionale > Burnout-i i personelit mjekësor dhe ndikimi i tij tek pacienti

Trajnim i Akredituar nga ASCK për Mjekë dhe Infermierë “Burnout-i i Personelit Mjekësor dhe Ndikimi i tij Tek Pacienti”

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror (ASCK) pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Republikëne Shqipërisë, në mbështetje dhe zbatim të VKM 788 Dt. 22.09.2015 “Për përcaktimin e kritereve, standardeve dhe procedurave të procesit të akreditimit të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”; ka miratuar me shkresën Nr.1280/1 Prot. Dt. 24.10.2025; kërkesën e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë për akreditimin e aktivitetit trajnues me titull “Burnout-i i personelit mjekësor dhe ndikimi i tij tek pacienti”. Ky aktivitet, i akredituar me 3 kredite për mjekët dhe infermierët, është pjesë e edukimit në vazhdim profesional dhe synon të trajtojë fenomenin e burnout-it te personeli shëndetësor dhe ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në cilësinë e kujdesit ndaj pacientit.

Trajnimi ofron njohuri teorike dhe praktike për identifikimin, parandalimin dhe menaxhimin e stresit profesional, duke përmirësuar mirëqenien e stafit dhe efektivitetin e shërbimeve shëndetësore. Pjesëmarrësit marrin certifikatë individuale me kreditet përkatëse, ndërsa lektorët dhe organizatorët vlerësohen me dyfishin e krediteve për rolin e tyre në aktivitet. Certifikatat përmbajnë shënimin se aktiviteti është i akredituar nga ASCK, dhe lista e pjesëmarrësve dhe vlerësimet dorëzohen pranë Agjencisë pas përfundimit të aktivitetit. Ky trajnim përfaqëson një mundësi të rëndësishme për mjekët dhe infermierët për të rritur aftësitë profesionale, për të menaxhuar stresin dhe për të kontribuar në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientit në mënyrë të qëndrueshme dhe profesionale.

Trajnimi zhvillohet nga Fakulteti i Shkencave Mjeksore në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë nën kujdesin e Drejtorisë së Edukimit në Vazhdim (ASCK) pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Republikën e Shqipërisë.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim