Home > Rreth nesh > Pse mesdhetarin?

Pse Mesdhetarin?

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, i akredituar në të gjitha programet e tij është një nga institucionet më elitare të arsimit të lartë në Shqipëri. Prej më shumë se një dekade, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka diplomuar qindra të rinj në fushën e : Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Psikosociale.

Filozofia e Universitetit Mesdhetar për të ofruar dije me standarde që drejtojnë studentët në integrimin e shpejtë në tregun e punës, mbetet pika jonë më e fortë gjatë këtyre 13 viteve. Universiteti Mesdhetar ofron Progamet e studimit : Bachelor, Master, Doktoraturë si dhe Programet profesionale dy vjeçare, duke plotësuar kështu gamën e plotë për të gjitha ciklet.

Stafi akademik i Universitetit Mesdhetar është i specializuar në Universitetet më të njohura jashtë vendit. Ndërthurja mes ekspertëve të vjetër të fushave dhe të rinjve bën që pedagogët e Universitetit Mesdhetar, të përcjellin dije të qenësishme dhe një frymë bashkëkohore tek studentët.

Kurrikulat e programeve të studimit, politika reale e bursave për studentët tanë, tarifat konkurruese për tregun e arsimit të lartë, infrastruktura moderne si dhe pozicionimi në qendër të Tiranës e bëjnë Universitetin Mesdhetar, mundësinë e shkëlqyer për çdo student.

 

 

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike

Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin  e tyre.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim