Home > Rreth nesh > Fjala e presidentit

Fjala e Presidentit

Të dashur studentë!

Kur themeluam Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, më shumë se një dekadë më parë, besimin dhe vizionin për të ndërtuar një institucion elitar të arsimit të lartë e kishim të palëkundur. Dëshira jonë për të edukuar brezin e ri, sipas standardeve europiane, të aftë për tregun e punës sot është një realitet i prekshëm.
Janë me mijëra studentët e diplomuar në Universitetin tonë dhe ne jemi krenarë që me rezultatet e tyre, ata kanë zgjedhur të na besojnë investimin më të madh në jetë: arsimimin e lartë. Ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe aspak i lehtë, përgjegjësia që kemi ndërmarrë edhe më e madhe, por me bindje të plotë, besoj se ja kemi dalë. Sot, një student nuk ka më nevojë të jetë larg familjes dhe të afërmve, për të siguruar një arsim të lartë njësoj si në vendet e zhvilluara. Universiteti Mesdhetar është një mundësi e shkëlqyer që ofron të njëjtat standarde të larta dhe kurrikula të bazuara në atë çka kërkon sot tregu i punës.
Kemi qenë kërkues që të jenë pjesë e ekipit tonë akademik, personalitetet më të njohur të fushës së ekonomisë, drejtësisë, shkencave psikosociale. Vitet e fundit edhe informatikës e teknologjisë së informacionit, fusha këto ngushtësisht të lidhura me të ardhmen. Kujdesi për ndërthurjen e këtyre personaliteteve, me të rinjtë e diplomuar jashtë vendit, të cilët kontribuojnë në edukim, mbetet gjithashtu një objektiv tjetër i përmbushur nga ne.
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, përballoi sfidën globale të pandemisë, duke përqafuar praktikat e reja dhe më të mira të mësimdhënies. Kjo krizë botërore na bëri të reflektojmë dhe të shtojmë punën për ta çuar UMSH-në në një fazë të re. Rikonceptuam kurrikulat, duke hapur programe të reja studimi të cilat sot kërkohen dhe i ofrojnë më shumë mundësi studentëve tanë për tu integruar në realitetin e tregut të punës. Universiteti Mesdhetari i Shqipërisë, tashmë ofron Programet e ciklit të tretë “Doktoratë” në “Shkenca ekonomike”, duke plotësuar të gjithë gamën e studimeve për një universitet prestigjoz.
Falë marrëveshjeve të bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, studentët e Universitetit Mesdhetar sot janë pjesë e programeve të shkëmbimit duke kryer një pjesë të shkollimit të tyre në Universite të njohura europiane. Programet Erasmus plus, diplomat e dyfishta, akreditimi me vlerësimin maksimal pozitiv, janë garancia me e fortë e cilësisë jo vetëm për ne, por edhe për ata prindër të cilët duan më të mirën për fëmijet e tyre.
Duke i qëndruar besnikë filozofisë sonë, për përkrahjen e vlerave dhe pavarësisë akademike, zhvillimit të kërkimit shkencor, përmirësimit tonë të vazhdueshëm me fokusin e vetëm të ofrimit të dijeve të qenësishme për studentët, unë besoj se Universiteti Mesdhetar do të jetë dera e hapur për të gjithë ata të rinj, që me besim, duan dhe punojnë që të ndërtojnë një të ardhme të suksesshme !

Akademik
Prof. Dr. Anastas Angjeli

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim