Home > Studimet > Studime bachelor > Fakulteti i drejtësisë dhe shkencave humane

Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Humane

Drejtësi (Program i Integruar 3+2)

Ky program studimi ka si qëllim pajisjen e studentëve me njohuritë e nevojshme në fushën e drejtësisë. Me këtë program të integruar 5 vjeçar, synohet përgatitja e një brezi të ri juristësh, të aftë për tu përballur me tregun e punës në Shqipëri edhe më gjerë.

Marrëdhënie dhe Institucionet Ndërkombëtare

Ky program studimi ka si qëllim pajisjen e studentëve me njohuritë e nevojshme në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Studentët e këtij programi studimi, pajisen me njohuritë e nevojshme, për të qenë specialist të këtyre fushave. Pas këtij program studimi, ata e kanë të garantuar vazhdimin e studimeve në nivele më të larta.

 

Shkenca Politike dhe Administrative me profile :

Ky program studimi ka si qëllim formimin e specialistëve në fushën e shkencave politike dhe administratës publike; të aftë për të punuar në sektorin publik dhe privat. Studentët e këtij fakulteti përgatiten që të kontribuojnë në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e administrimit në sektorin publik dhe privat në Shqipëri. Studentët e këtij program studimi, pajisen me njohuritë e nevojshme për vazhdimin e studimeve në nivele më të larta.

Studime Psikosociale

Ky program studimi ka si qëllim formimin e specialistëve në fushën e studimeve psikologjike dhe sociale, të aftë për të punuar në sektorin publik dhe privat si: specialistë të psikologjisë dhe sociologjisë. Studentët e këtij program studimi pajisen me njohuritë e nevojshme për vazhdimin e studimeve në nivele më të larta.

Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun

Ky program studimi ka si qëllim formimin e specialistëve në fushën Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun. Studentët pajisen me instrumentet themelore të domosdoshëm, për të përballuar kërkesat e tregut të punës, për një sërë profesionesh, që lidhen me shumë elementë të funksionimit të bizneseve private, nevojave të veçanta të administratës publike dhe pushtetit vendor. Ky program përmban të gjithë elementet e tjerë të nevojshëm që garantojnë kalimin në mjaft sisteme të mësimit të vazhdueshëm të përshtatshëm për metamorfozat e tregut të punës.

Mësuesi për Arsimin Parashkollor

Mësuesi për Arsimin Fillor

Dokumenta bashkëngjitur

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim