Home > Studimet > Kurse profesionale > Marketingu digjital

Trajnim Profesional “Marketingu Digjital”

Ky trajnim profesional përgatit ekspertë të kualifikuar në fushën e Marketingut Digjital, duke ofruar njohuri të thelluara mbi strategjitë, mjetet dhe praktikat më të mira për promovimin dhe zhvillimin e biznesit në kanalet online. Programi përfshin realizimin e 40 orëve në total dhe mbulon konceptet bazë dhe të avancuara të marketingut digjital, përfshirë

  • marketingun në rrjetet sociale,
  • optimizimin për motorët e kërkimit (SEO),
  • marketingun përmes motorëve të kërkimit (SEM),
  • e-mail marketingun,
  • marketingun përmes përmbajtjes,
  • reklamimin online (PPC),
  • analizën e të dhënave të marketingut dhe strategjitë e automatizimit të marketingut.

Pjesëmarrësit njihen me praktikat më të mira të industrisë për krijimin e fushatave digjitale efektive, matjen e performancës së kanaleve digjitale, etikën dhe rregulloret në marketingun online, si dhe ruajtjen e privatësisë dhe sigurinë e të dhënave sipas standardeve ndërkombëtare (GDPR, ISO, dhe praktikat e rekomanduara nga institucionet e marketingut digjital). Trajnimi përfshin gjithashtu analizën e trendëve digjitalë, përdorimin e platformave të menaxhimit të mediave sociale dhe strategjitë për rritjen e angazhimit të klientëve. Programi i këtij trajnimi ndërthur leksionet teorike me ushtrime praktike, analizë të fushatave reale digjitale, krijim dhe menaxhim të përmbajtjes digjitale, përdorimin e mjeteve dhe platformave profesionale si

  • Google Analytics,
  • Google Ads,
  • Meta Business Suite,
  • Mailchimp,
  • HubSpot dhe software të tjera të marketingut digjital.

Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi të aplikuara në krijimin dhe menaxhimin e fushatave digjitale, analizimin e performancës dhe optimizimin e strategjive të marketingut për rezultate maksimale. Në përfundim të trajnimit zhvillohet testimi përkatës referuar moduleve të zhvilluara, dhe pjesëmarrësit pajisen me certifikim të njohur nga Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve në Republikën e Shqipërisë. Trajnimi gjithashtu ofron mundësinë për të ndërtuar rrjete profesionale me ekspertë të fushës dhe kolegë nga sektori publik dhe privat, duke forcuar aftësitë vendimmarrëse dhe menaxheriale në fushën e Marketingut Digjital.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim