
Kërkimi Shkencor
Home > Kërkimi shkencor > Arkiva konferenca
Arkiva Konferenca
International Scientific Conference with the topic “Current challenges of the judiciary system in Albania and democratization processes.”
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore, Sofje, Bullgari, Universitetin e Tuscias, Viterbo, Itali, Universitetin e Aldo Moro Bari, Itali, Universitetin Aleksandër Moisiu, Durres, Universitetin Kombëtar të Aviacionit, Ukrainë dhe Universitetin e Ekonomisë Eurorajonale Alcide De Gasperi, Jozefow, Poloni, do të organizojnë konferencën shkencore ndërkombëtare me temën “Sfidat aktuale të sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe proceset e demokratizimit”.
Kjo konferencë shkencore ndërkombëtare përfaqëson një përpjekje të veçantë për të analizuar ndikimin e reformës në drejtësi në jetën shoqërore, politike, ekonomike dhe proceset e demokratizimit, përfshirë proceset e integrimit evropian.
Qëllimi i konferencës është të analizojë në thellësi procesin e reformës në drejtësi duke e trajtuar atë jo vetëm si një proces ligjor, por edhe si një produkt të kontekstit shoqëror në një periudhë riformësimi të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe kryesisht aspekteve të tyre ekonomike dhe politike. Qëllimi është t'i trajtojë të dy proceset si të ndërlidhura dhe të theksojë rolin e reformës në drejtësi në procesin e demokratizimit dhe integrimit të vendit. Konferenca do të mbledhë së bashku në një tryezë të rrumbullakët komunitetin akademik dhe studiuesit e rinj, si dhe politikanë të lartë të rajonit dhe kontribues të drejtpërdrejtë në reformën në drejtësi, me qëllim shkëmbimin e ideve dhe diversifikimin e punës së tyre kërkimore shkencore në lidhje me temën kryesore të konferencës, duke përfshirë edhe të gjitha aspektet e tjera të fushave ndërdisiplinore si shkenca politike, marrëdhëniet ndërkombëtare, studimet rajonale, shkencat ekonomike, studimet historike, studimet në fushën e së drejtës ndërkombëtare, etj. Konferenca do të shërbejë si një platformë për të gjithë pjesëmarrësit për t'u rrjetëzuar, për të ndarë ide dhe për të prezantuar kërkimet e tyre para një komuniteti akademik të specializuar. Konferenca stimulon debatin mbi zhvillimet aktuale, idetë, qasjet dhe teoritë e reja, shqetësimet dhe sfidat në fushën e drejtësisë, studimeve politike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në përputhje me integrimin evropian.
Dokumenta bashkëngjitur
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim