Home > Studimet > Studime master i shkencave > Fakulteti i drejtësisë dhe shkencave humane

Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Humane

E Drejtë Civile dhe Tregtare

Ky program studimi ka si qëllim pajisjen e studentëve me njohuritë e nevojshme në fushën e të Drejtës Civile dhe Tregtare, si dhe në fushat e së Drejtës së Detyrimeve Civile dhe Marrëdhënieve Tregtare. Programi synon përgatitjen e një brezi të ri specialistësh, të aftë për tu përballur me tregun e punës në Shqipëri edhe më gjerë.

E Drejtë Publike

Ky program studimi ka si qëllim pajisjen e studentëve me njohuritë e nevojshme në fushën e të Drejtës Publike, si dhe në fushat e së Drejtës së Institucioneve dhe Marrëdhënieve, ndërmjet shtetasve. Ai synon përgatitjen e një brezi të ri specialistësh, të aftë në fushën e drejtësisë.

Marrëdhënie Ndërkombëtare

Ky program studimi ka si qëllim formimin e ekspertëve dhe specialistëve në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Programi synon përgatitjen e një brezi të ri specialistësh në të aftë për tu përballur me tregun e punës në Shqipëri edhe më gjerë, duke u bazuar në formimin praktik dhe teorik, në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci.

Studime Politike dhe Strategjitë Ekonomike të Zhvillimit

Ky program studimi ka si qëllim përgatitjen e një brezi të ri specialistësh dhe ekspertësh në fushën e studimeve politike dhe strategjive të zhvillimit, të cilët duhet të jenë të aftë për tu përballur me tregun e punës në Shqipëri edhe më gjerë. Thellimi i njohurive shkencore në fushën e shkencave politike, do të mundësojë përgatitjen e studentëve si ekspertë dhe specialistë të kësaj fushe.

Psikologji me profile :

Ky program studimi ka si qëllim përgatitjen e një brezi të ri specialistësh dhe ekspertësh në fushën e studimeve psikologjike, të cilët duhet të jenë të aftë për tu përballur me tregun e punës në Shqipëri edhe më gjerë. Thellimi i njohurive shkencore në fushën e shkencave psikologjike, duke u profilizuar në psikologji organizative ose në psikologji komunitare, do të mundësojë përgatitjen e studentëve si ekspertë dhe specialistë të kësaj fushe.

Dokumenta bashkëngjitur

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike

Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin  e tyre.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim