Home > Studimet > Diplomë profesionale > Fakulteti i shkencave ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike

Menaxhim dhe Marketing i Turizmit

Misioni i këtij programi studimi Diplomë Profesionale Menaxhim dhe Marketing i Turizmit (DP MMT) është të formojë një profil punonjësi profesional të aftë për të punuar në një gamë të gjerë pozicionesh menaxhimi dhe marketingu kryesisht në fushën e turizmit dhe mikpritjes, duke u përfshirë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në tregun e punës pa qenë nevoja e kualifikimeve të tjera. 
Programi ndërthur njohuritë teorike me aplikimin praktik, të lidhura direkt me kërkesën dhe nevojat e tregut të punës. Në përfundim të programit studentët përfitojnë aftësi, shkathtësi dhe kompetenca për menaxhimin dhe marketimin e shërbimeve turistike me cilësi dhe korrektësi, nisur nga përvoja më e mirë e shkollave të turizmit, nga praktika e punës në kompani dhe nga trendet e zhvillimit të profesioneve. 

Dokumenta bashkëngjitur

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim