Studimet
Home > Studimet > Kurse profesionale > Data science & ai
Trajnim Profesional “DATA SCIENCE & AI”
Ky trajnim profesional përgatit ekspertë të kualifikuar në fushën e Data Science dhe Inteligjencës Artificiale, duke ofruar njohuri të thelluara mbi
- analizën e të dhënave,
- modelimin statistik,
- mësimin makinerik dhe aplikimet praktike të AI në sektorin publik dhe privat.
Programi përfshin realizimin e 40 orëve në total dhe mbulon konceptet bazë dhe të avancuara të Data Science dhe AI, përfshirë
- pastrimin dhe përpunimin e të dhënave,
- vizualizimin e të dhënave,
- ndërtimin e modeleve parashikuese,
- analizën e të dhënave të mëdha (Big Data) dhe
- implementimin e algoritmeve të mësimit të makinerisë dhe inteligjencës artificiale.
Pjesëmarrësit njihen me praktikat më të mira të industrisë për analizën dhe menaxhimin e të dhënave, etikën në përdorimin e inteligjencës artificiale, ruajtjen e privatësisë dhe sigurinë e informacionit sipas standardeve ndërkombëtare (ISO, GDPR, IEEE). Trajnimi përfshin gjithashtu diskutimin e implikimeve ligjore, etike dhe sociale të përdorimit të AI dhe analizës së të dhënave, si dhe praktikat për parandalimin e bias-it dhe rreziqeve të algoritmeve. Programi i këtij trajnimi ndërthur leksionet teorike me ushtrime praktike, analiza të të dhënave reale, projektim dhe testim të modeleve të AI, përdorimin e mjeteve dhe platformave profesionale si Python, R, TensorFlow, dhe bibliotekat e tjera të mësimit makinerik. Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi të aplikuara në krijimin e modeleve parashikuese, marrjen e vendimeve bazuar në të dhëna dhe optimizimin e proceseve me përdorimin e AI.
Në përfundim të trajnimit zhvillohet testimi përkatës referuar moduleve të zhvilluara, dhe pjesëmarrësit pajisen me certifikim të njohur nga Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve në Republikën e Shqipërisë. Trajnimi gjithashtu ofron mundësinë për të ndërtuar rrjete profesionale me ekspertë të fushës dhe kolegë nga sektori publik dhe privat, duke forcuar aftësitë vendimmarrëse dhe menaxheriale në fushën e Data Science dhe Inteligjencës.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
