Studimet
Home > Studimet > Kurse profesionale > Administrator falimenti
Trajnimi profesional “Administrator Falimenti”
Programi profesional i trajnimit për Administrator Falimenti synon të formojë ekspertë të kualifikuar në menaxhimin e subjekteve tregtare që përballen me vështirësi financiare. Kursi mbështetet në Legjislacioni vendas “Për Falimentimin dhe Riorganizimin e Shoqërive Tregtare”, duke ofruar njohuri teorike dhe praktike mbi procedurat e falimentit. Pjesëmarrësit mësojnë të administrojnë pasurinë e debitorëve, të bashkëpunojnë me kreditorët dhe gjykatat, si dhe të hartojnë plane të riorganizimit të qëndrueshëm. Programi trajton aspektet kontabël, ekonomike dhe juridike të falimentit, si dhe parimet e etikës dhe përgjegjësisë profesionale. Në fokus janë aftësitë për raportim, komunikim me palët dhe zgjidhje të konflikteve ligjore. Përmes studimeve të rasteve konkrete, kursantët fitojnë përvojë praktike mbi menaxhimin e krizave financiare. Në përfundim, ata janë të kualifikuar për të aplikuar për licencim si administratorë falimenti pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Dokumenta bashkëngjitur
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
