Home > Studimet > Kurse profesionale > Menaxhim dhe shkrim projektesh

Trajnim Profesional “Menaxhim dhe Shkrim Projektesh”

Ky trajnim profesional përgatit ekspertë të kualifikuar në fushën e menaxhimit dhe shkrimit të projekteve, duke ofruar njohuri të thelluara teorike dhe praktike mbi ciklin e plotë të projektit - nga ideimi dhe planifikimi, deri te implementimi, monitorimi dhe vlerësimi i tij. Programi përfshin 40 orë mësimore dhe synon të zhvillojë aftësitë profesionale për hartimin e projekteve të suksesshme në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të menaxhimit të projekteve. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit njihen me konceptet bazë të menaxhimit të projektit, përfshirë

  • analizën e nevojave,
  • hartimin e objektivave SMART,
  • ndërtimin e Logical Framework,
  • planifikimin e aktiviteteve dhe burimeve,
  • hartimin e buxhetit, si dhe menaxhimin e riskut.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet hartimit të projekteve për financime vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë fondet e Bashkimit Evropian, organizatat ndërkombëtare dhe donatorët publikë e privatë. Trajnimi mbulon gjithashtu menaxhimin financiar të projekteve, përgatitjen e raporteve teknike dhe financiare, menaxhimin e kontratave, komunikimin me partnerët dhe autoritetet financuese, si dhe përdorimin e mjeteve dixhitale për menaxhimin dhe monitorimin e progresit të projektit. Në trajnim përfshihen ushtrime praktike, punë në grupe dhe analiza të rasteve konkrete të projekteve të realizuara në sektorin publik dhe privat. Në fund të programit, pjesëmarrësit zhvillojnë një projekt final, ku zbatojnë njohuritë e fituara në një propozim konkret.

Trajnimi ndihmon në zhvillimin e aftësive vendimmarrëse, strategjike dhe bashkëpunuese, si dhe në ngritjen e kompetencave për të punuar si menaxher projekti, koordinator, hartues propozimesh, specialist financimi apo konsulent për zhvillimin e projekteve. Në përfundim të trajnimit zhvillohet testimi përkatës referuar moduleve të zhvilluara, dhe pjesëmarrësit pajisen me certifikim të njohur nga Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve në Republikën e Shqipërisë.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim