Home > Studimet > Studime master profesional > Fakulteti i shkencave ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike

Sistemet e Informacionit në Biznes

Ky program studimi ka si qëllim pajisjen e studentëve me njohuritë e nevojshme për ndërtimin dhe zbatimin e sistemeve të informacionit në subjektet e biznesit të tregut shqiptar. Programi sa praktik dhe teorik, synon përgatitjen e një brezi të ri specialistësh programuesish, analistësh dhe menaxhuesish të projekteve që përthithen direkt nga tregu i punës.

Menaxhim Biznesi me profile :

Ky program studimi ka si qëllim pajisjen e studentëve me njohuritë e nevojshme, fushën e menaxhimit në subjektet dhe institucionet e fushave të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Ai synon përgatitjen e një brezi të ri specialistësh në, menaxhim biznesi, marketing dhe inovacion, të aftë për tu përballur me tregun e punës në Shqipëri edhe më gjerë.

Auditim i Brendshëm dhe Kontrolli Financiar

Ky program studimi ka si qëllim pajisjen e studentëve me njohuritë e nevojshme për profilizimin në sistemin e auditimit të brendshëm në fusha të ndryshme, për subjektet dhe institucionet, brenda dhe jashtë vendit. Ai synon përgatitjen e një brezi të ri specialistësh në financë, të aftë për tu përballur me tregun e punës në Shqipëri edhe më gjerë.

Dokumenta bashkëngjitur

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike

Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin  e tyre.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim