Home > Studimet > Kurse përgatitore për gjuhët e huaja

Kurse përgatitore për gjuhët e huaja për vitin akademik 2025–2026 në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, në kuadër të përkushtimit për rritjen e cilësisë së mësimnxënies dhe për të lehtësuar aksesin në programet e studimit që ofrohen në gjuhë të huaj, shpall hapjen e kurseve përgatitore për gjuhët e huaja për vitin akademik 2025–2026. Kurset do të zhvillohen për gjuhën angleze, gjermane, francize, italiane dhe atë arabe. Kohëzgjatja e tyre është tre muaj dhe do të zhvillohen në raundin e parë gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator 2025, për të vijuar të organizohen në vazhdimësi në formë ciklike përgjatë gjithë vitit akademik 2025/2026.

Qëllimi i këtyre kurseve është:

  • pregatitja e kandidat studentëve të cilët do të aplikojnë për regjistrim në programe studimi të cilat kanë si kusht njohjen e gjuhës së huaj në një nivel të caktuar në përputhje me përcaktimet e akteve nënligjore në fuqi;
  • pregatitja e studentëve që synojnë regjistrimin në programet që ofrohen në një gjuhë të huaj brenda UMSH;
  • mbështetja e studentëve që planifikojnë të ndjekin studimet jashtë vendit;
  • aftësimi për përdorimin dhe kuptimin e literaturës bashkëkohore në gjuhë të huaj;

Kurset do të organizohen në nivele të ndryshme (B1, B2, C1), në përputhje me standardet e përcaktuara në Kuadrin e Përbashkët Evropian të Referencës për Gjuhët (CEFR). Organizimi i testimeve për vlerësimin e njohurive gjuhësore do të kryhet nga strukturat e përcaktuara në aktet rregullatore dhe do të kenë një kalendar zyrtar të koordinuar nga të dy palët.

Për më shumë informacion mbi regjistrimet, datat e fillimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, ju lutemi kontaktoni Sekretarinë Mësimore të UMSH.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim