Rreth nesh
Home > Rreth nesh > Misioni dhe filozofia
Misioni dhe Filozofia
Me këtë dokument, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë afirmon vizionin për t’u konsoliduar, deri në vitin 2032, si një universitet cilësor në Shqipëri dhe rajon, i njohur e vlerësuar për standardet akademike dhe për rolin e tij si aktor i rëndësishëm i zhvillimit në tregun universitar shqiptar dhe më gjërë. Strategjia e zhvillimit përfaqëson jo vetëm një udhërrëfyes institucional, por edhe një angazhim të qartë për të përmbushur misionin e universitetit si qendër e dijes, kërkimit shkencor, formimit profesional dhe qytetar.
Ndërtimi i kësaj strategjie është bërë në bazë të një sërë dokumentesh ligjore, kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat garantojnë që vizioni i UMSH të jetë i harmonizuar me zhvillimet e përgjithshme të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Në radhë të parë, strategjia mbështetet në Ligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i cili përcakton rregullat themelore të funksionimit të institucioneve të arsimit të lartë, duke ofruar kornizën ligjore për autonominë akademike, qeverisjen, sigurimin e cilësisë dhe ndërkombëtarizimin. Po ashtu, Ligji për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin ka shërbyer si bazë orientuese për përcaktimin e objektivave të UMSH në fushën e kërkimit shkencor, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të kapaciteteve kërkimore dhe lidhjes së tyre me ekonominë e dijes dhe shoqërinë.
Një tjetër dokument i rëndësishëm në ndërtimin e këtij dokumenti është Strategjia Kombëtare për Arsimin e Lartë 2021–2026, cila ka përcaktuar prioritetet kombëtare në këtë fushë, përfshirë përmirësimin e cilësisë së programeve të studimit, lidhjen e arsimit me tregun e punës, si dhe nxitjen e mobilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Në këtë kontekst, UMSH ka synuar të përfshijë objektivat kryesore të strategjisë kombëtare, duke i përshtatur ato me profilin dhe kapacitetet e veta institucionale.
Në nivel ndërkombëtar, një burim orientues i rëndësishëm janë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDG-s), veçanërisht objektivi 4 që synon “arsim cilësor për të gjithë” deri në vitin 2030. Kjo strategji përpiqet të kontribuojë në këtë objektiv përmes rritjes së aksesit në arsim, ofrimit të programeve cilësore e gjithëpërfshirëse dhe zhvillimit të kompetencave të nevojshme për qytetarin ne tregun global.
Dokumenta bashkëngjitur
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim

