Home > Rreth nesh > Rektori

Prof. Dr. Adrian Civici

Rektor i Universitetit "Mesdhetar i Shqipërisë"

Adrian Civici, doktor në shkencat ekonomike (ENSA, Montpellier, Francë, 2002) dhe doktor në Ekonomi Agrare (Universiteti Bujqësor i Tiranës, 1993). Në 1995 merr titullin “Profesor i Asociuar” dhe nga viti 2011, mban titullin “Profesor” në shkencat ekonomike. Gjatë karrierës profesionale ka punuar si: Përgjegjës i Departamentit të Ekonomisë dhe Politikave Agrare

(1992-1996), Dekan i Fakultetit të Ekonomisë Agrare në UBT (1996-2001); Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Studimeve Rurale dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm (1998-2005); Këshilltar i Ministrit të Financave (2001-2002); Drejtor i Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social të Shqipërisë (2002-2006); Këshilltar për Planin Zhvillimor pranë Qeverisë së Kosovës (2006-2007); Për disa vite, ka mbajtur poste të rëndësishme drejtuese në UET; Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë (2005-2014).

Anëtar i disa organizatave  ndërkombëtare dhe universiteteve europiane: anëtar i Bordit Drejtues të EUROMONTA (Organizata Evropiane e zhvillimit të zonave malore); anëtar i Asamblesë Qendrore të RONGEAD (Institut i specializuar për marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare, Francë); anëtar i Këshillit shkencor të RAFAC (Rrjeti mesdhetar për zhvillimin të qëndrueshëm); Lektor i asociuar në Universitetin e Lyon-it (ISARA), në CIHEAM–IAM Montpellier, Universitetin e Thesalisë, Greqi, Universiteti Valencia, Spanjë, IAM Bari, Itali.

Fushat e ekspertizës: politikat ekonomike për ekonomitë në tranzicion, procesin e transformimit dhe riorganizimit strukturor të ekonomisë shqiptare, teoritë ekonomike dhe modelet e zhvillimit, politikat dhe strategjitë e institucioneve ndërkombëtare, tregjet financiare, politikat monetare dhe bankat. Autor i shum librave e artikujve brenda dhe jashtë vendit, etj. Në 2009, Adrian Civicit i akordohet nga Presidenca Franceze dhe Akademia e Shkencave të Francës titulli "Kalorës i palmës së artë akademike”.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim