Home > Ndërkombëtarizimi > Diploma të dyfishta, të përbashkëta

Diplomë e dyfishtë Master i Shkencave në Administrim Biznesi

Në thellim të procesit të ndërkombëtarizimit, UMSH ofron regjistrimin në programin me diplome të dyfishtë Master i Shkencave në Administrim Biznesi (me profil Marketing, Shitje, Komunikim). Hartuar në bashkëpunim me Universitetin e Tuscias Viterbo, Itali ky program i pajisë studentët me dy diploma të njohura në dy universitete. Të diplomuarit në këtë program do të jenë plotësisht të barabartë në aspektin e njohurive dhe mundësive me studentët italianë dhe europianë.

Me mbështetjen e projekteve Erasmus+, studentët shqiptarë dhe italianë, që do të regjstrohen në këtë program, do të zhvillojnë disa lëndë të këtij programi dhe do të mbrojnë diplomën në gjuhën angleze përpara një komisioni të përbashkët italo-shqiptar, në Tiranë dhe Viterbo, Romë.

Avantazhet për të gjithë ju studentë që do të ndiqni këtë program:

  • Merrni dy tituj, në Itali dhe në Shqipëri, duke ndjekur  vetëm  një program studimi dy-vjecar;
  • Shumëfishoni mundësitë tuaja për tu punësuar në tregun europian mbi bazën e një diplome të dyfishtë;
  • Stimuloni një karriere ndërkombëtare dhe përmirësoni zotërimin e gjuhës angleze dhe të gjuhës së vendit pritës;
  • Shmangni procedurat burokratike për të vërtetuar diplomën në një vend të huaj.
  • Zbuloni kultura të reja, jetoni një përvojë unike dhe përqafoni këndvështrime të ndryshme dhe origjinale;
  • Zhvilloni aftësitë profesionale më të kërkuara nga kompanitë, si zgjidhja e problemeve, puna në grup, fleksibiliteti, lehtësia e përshtatjes, kurioziteti, ndjeshmëria, aftësitë organizative;
  • Zgjeroni rrjetin tuaj të kontakteve dhe zhvilloni marrëdhënie dhe miqësi ndërkombëtare.

Mësoni si europianë, punoni si europianë, jetoni si europianë!

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim