Home > News > Events > Events 2018

Forumi, propozohet ngritja e Platformës Dixhitale Ndëruniversitare

 

 

 

Si do mbështeten idetë e biznesit të studentëve nga Shqipëria e rajoni

Të rinjtë dhe bashkëpunimi rajonal nëpërmjet teknologjisë dhe inovacionit. Mundësitë e reja për të zgjeruar tregun e përbashkët si dhe nxitjen e edukimit të mëtjeshëm në funskion të mbështetjes së sipërmarrjes universitare. Këto ishin disa nga tematikat kryesore që u diskutuan në Forumin për “Politikat e BE dhe mundësitë e bashkëpunimit ne territorin e BE të fokusuara në teknologjinë, inovacionin dhe rininë e hapsirës Adriatiko- Joniane”. Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Prof. Dr Anastas Angjeli ishte pjesë e panelit ku referoi punimin “Platforma dixhitale e universitetit si mjet integrimi ne tregun rajonal”. Përmes këtij punimi ai , bëri më evidente mundësinë e bashkëpunimit rajonal në rritjen dhe zhvillimin e sipërmarrjes universitare. Duke theksuar se universitetet kanë kontribuar për të ndryshuar në një kohë të shkurtër tek studentët si konceptin e figurës së sipërmarrësit ashtu dhe ndjesinë e sigurisë për të punuar për vete, Prof Angjeli nënvizoi se është e dukshme nxitja e frymës sipërmarrëse duke futur më shumë lëndë të specializuara në këtë drejtim, “Pothuajse të gjitha universitetet në Shqipëri, por dhe në rajon si hap të parë për rritjen e sipërmarrjes universitare kanë zgjedhur ndërtimin e inkubatorëve apo akseleratorëve të biznesit. Pavarësisht nga forma dhe karakteristikat e vecanta që çdo universitet i ka dhënë këtij instrumenti, ka ardhur koha që tëbëjmë analizën e rezultateve të para në këtë drejtim. Në njëkëndvështrim të përgjithshëm rezultatet janë positive, por këto instrumenta të përdorur në vend që të hapin tregun, e mbyllën atë në rang universitetindhe izolimi nuk rriti konkurrenën”, u shpreh Prof Angjeli në fjalën e tij. Duke u ndalur tek zgjerimi i tregut dixhital dhe mundësitëqë ai hap në edukimin sipërmarrës universitare, themeluesi i UMSH u shpreh se tregu dixhital i ka të gjitha karakteristikat e një tregu unik dhe është pjesë e pandarë e tregut global. Në këtë kontekst ai propozoi për bashkëpunimin rajonal një produkt që vendoset në tregun dixhital dhe ju shërben të gjithë universiteteve pjesë e këtij tregu. PLATFORMË DIXHITALE NDËRUNIVERSITARE që studentët të mund të aplikojnë nga të gjitha vendet dhe të ballafaqojnë idetë e tyre të biznesit. Platforma dixhitale konceptohet si një instrument që mundëson identifikimin e elementëve krijues, mbështetjen dhe promovimin e ideve të reja drejt shndërrimit të tyre në inisiativa sipërmarrëse. I projektuar si një aplikacion i lehtë në përdorim dhe i thjeshtë në përpunimin e të dhënave, platforma do të lejonte mbledhjen, vlerësimin, analizën dhe testimin e ideve të reja të studentëve, si individë ose në grupe. Objektivi është tërheqja e sa më shumë ideve që lindin në mjedisin universitar dhe jashtë tij, në të gjithë rajonin. Platforma ju krijon mundësi specialistëve të fushave që lidhen me aplikimet, të përpunojnë idetë e paraqitura nga studentët dhe të vlerësojnë probabilitetin e suksesit të këtyre ideve. Platforma mund të funksionojë si një sistem që mundëson matjen e probabilitetit të suksesit të një ideje biznesi qe vjen nga cdo cep i rajonit dhe ju ve në dispozicion specialistëve të gjithë rajonit

FACULTIES

Faculty of Economic Sciences

The Faculty of Economic Sciences prepares young economists with fundamental theoretical concepts in economics, finance, accounting, business, law, as well as the essential practical skills required for economists, managers, financiers, bankers, accountants.

Faculty of Law and Human Sciences

The Faculty of Law and Human Sciences prepares individuals for careers as lawyers, political scientists, diplomats, and communication specialists. It provides them with the necessary theoretical foundation and practical knowledge to effectively navigate the challenges of the justice system and international relations within the country.

Faculty of Informatics

The Faculty of Informatics, both physically and virtually, is dedicated to the latest advancements in computer science, systems, and development technologies. In an era of rapid technological progress, the academic curriculum keeps pace with the support of highly qualified faculty members. Teachers and students collaborate on joint projects, pooling their efforts to achieve outstanding results.

Faculty of Medical Sciences

The Faculty of Medical Sciences is an ambitious endeavor of MUA aimed at enhancing the country's medical capabilities. As with every step taken towards achieving excellence, MUA has enlisted the expertise of renowned professors in the relevant fields for the new faculty. By designing programs aligned with the best practices in Europe, MUA ensures the present and future safety of its students.

Some important numbers

  • 35+

    Programmes

  • 150+

    Professors

  • 3500+

    Students

  • 85%

    Employment