Home > News > Events > Events 2019

Mbi 100 studiues në konferencën 'Studime akademike mbi Sjelljen Njerëzore, Edukimin dhe Shkencat Sociale'

Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare  “Studime akademike mbi Sjelljen Njerëzore, Edukimin dhe Shkencat Sociale”. Kjo konferencë organizohet nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Universitetin “La Sapienza”në Romë”.

Kjo konferencë zhvilloi punimet nën mbikqyrjen shkencore të MSer – organizatë  që zgjodhi  përsëri Shqipërinë pas 7 vitesh nga dita e koferences së parë të këtij lloji organizuar në vendin tonë. Kjo organizatë, përzgjodhi Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë si organizator kryesor të eventit me rastin e 10 vjetorit të themelimit të tij.   

Konferenca  solli  mbi 100 punime në fusha të ndryshme të shkencave shoqërore nga studijues të këtyre fushave  prejt  të cilëve 45 të huaj.

Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Akademik, Prof. Dr, Anastas Angjeli  mbajti fjalën e hapjes së kësaj Konference. “Zhvillimet ekonomike të viteve të fundit, do të duhet t’i përgjigjen dhe të sigurojnë më mirë kohezionit social dhe territorial të një vendi, në mënyre të tillë që benefitet e rritjes ekonomike si dhe hapjes së vendeve të reja të punës t’i sigurojnë popullsisë qe të jetojnë me dinjitet, duke u bërë pjesë aktive e shoqërisë”, tha Akademik, Pr.Dr Anastas Angjeli.

Ai u shpreh se kësisoj, të dhënat ekonomike do të bëhen më të kuptueshme dhe më të plota për publikun dhe më të përshtatshme për politikëbërësit kur flasin për zhvillimin ekonomik duke pasur parasysh edhe faktorë të tillë si: degradimi ambiental dhe cilësia e jetës ,shkenca,arsimi, shëndëtsia , punësimi,  mirëqenie apo varfëria.

I pranishëm në panel, Erion VELIAJ,  kryetar i Bashkisë se Tiranës përshëndeti konferencën e organizuar, duke theksuar se  vlera e vërtetë e eventeve të tilla shkencore  qëndron ne zbatimin praktik në vijim të  konkluzioneve apo studimeve  me vlerë për qytetarët.  Të tjerë të ftuar në panel ishin :Nada Kakabadase, përfaqësuese e Akademisë Europiane të Shkencave, Nicholas Theodorakoulos, Shef i Departamentit të Psikologjisë organizative dhe Shkollën e Biznesit Aston (Angli), autor i mbi 50 botimeve shkencore në fushën e Sipërmarrjes, Burimeve njerëzore, Zhvillimit të biznesit të vogël dhe të mesëm etj. 

I pranishëm ishte gjithashtu, Akademiku  Mustafa Aydin , president i EURAS , Prof. Dr. Armend KADRIU nga Universiteti i Strugës në Maqedonine e Veriut  dhe Prof. dr. Ksenofon Krisafi një nga specialistet më të mirë në vendin tonë në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare dhe aktor energjik i politikës së jashtme të Shqipërisë.

FACULTIES

Faculty of Economic Sciences

The Faculty of Economic Sciences prepares young economists with fundamental theoretical concepts in economics, finance, accounting, business, law, as well as the essential practical skills required for economists, managers, financiers, bankers, accountants.

Faculty of Law and Human Sciences

The Faculty of Law and Human Sciences prepares individuals for careers as lawyers, political scientists, diplomats, and communication specialists. It provides them with the necessary theoretical foundation and practical knowledge to effectively navigate the challenges of the justice system and international relations within the country.

Faculty of Informatics

The Faculty of Informatics, both physically and virtually, is dedicated to the latest advancements in computer science, systems, and development technologies. In an era of rapid technological progress, the academic curriculum keeps pace with the support of highly qualified faculty members. Teachers and students collaborate on joint projects, pooling their efforts to achieve outstanding results.

Faculty of Medical Sciences

The Faculty of Medical Sciences is an ambitious endeavor of MUA aimed at enhancing the country's medical capabilities. As with every step taken towards achieving excellence, MUA has enlisted the expertise of renowned professors in the relevant fields for the new faculty. By designing programs aligned with the best practices in Europe, MUA ensures the present and future safety of its students.

Some important numbers

  • 35+

    Programmes

  • 150+

    Professors

  • 3500+

    Students

  • 85%

    Employment