Home > News > General notices

Universiteti Mesdhetar vlerësohet me çmimin ndërkombëtar për “Ekselencë në Edukim dhe Kërkim Shkencor”

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë themeluar nga  Akademik, Prof. Dr, Anastas Angjeli, u vlerësua sot me një çmim ndërkombëtar, për kontributin e dhënë gjatë situatës së shkaktuar në muajt e pandemisë së koronavirusit. Çmimi u akordua nga Organizata Ndërkombëtare me qendër në Angli,”World Humanitarian Drive” për Ekselencë në Edukim dhe kërkim Shkencor.  Çmimi Ndërkombëtar për Humanizëm, u dha gjatë ceremonisë së zhvilluar nga organizata e cila ka vleresuar ndër vite politikëbërës, lider të ndryshëm botërorë, personalitete të artit, shkencës, kulturës dhe institucione të njohura nga e gjithe bota. Sipas drejtuesve të kësaj organizate iniciativa “Yjet e Covid”,nisi në maj të këtij viti për të nderuar të gjithë ata persona dhe institucione që nëpërmjet kontributit të tyre kanë frymëzuar mijëra njerëz në mbarë botën gjatë periudhës së vështirë që izoloi gjithë botën. “Ky kontribut i ka dhënë shpresë gjithë njerëzimit”, u shprehën drejtuesit e organizatës. Me rreth 1600 të nominuar nga 35 vende të botës, në 12 kategori të ndryshme Universiteti Mesdhetar ishte nje prej të përzgjedhurve ne kategorinë e “Ekselencës në Edukim dhe Kërkim Shkencor”, për të cilën u ndanë 10 çmime.  Gjithashtu çmime u dhanë edhe për ekselencë në shërbimin mjekësor e cila ishte dhe kategoria më e rëndësishme me misionin e saj humanitar. Kategori të tjera të vlerësuara ishin ato për ekselencë në shërbimin, publik, mediatik,social etj. Pa ndaluar asnjë ditë me sensibilizimin e të rinjve, analizat e thella ekonomike për krizën e shkaktuar, duke ofruar edhe zgjidhje nga ekspertët e ekonomisë Universiteti Mesdhetar dëshmon edhe njëherë që është një institucion i arsimit të lartë që ka si mision jo vetëm edukimin e brezit të ri, por zhvillimin social e ekonomik të gjithë shoqërisë.

FACULTIES

Faculty of Economic Sciences

The Faculty of Economic Sciences prepares young economists with fundamental theoretical concepts in economics, finance, accounting, business, law, as well as the essential practical skills required for economists, managers, financiers, bankers, accountants.

Faculty of Law and Human Sciences

The Faculty of Law and Human Sciences prepares individuals for careers as lawyers, political scientists, diplomats, and communication specialists. It provides them with the necessary theoretical foundation and practical knowledge to effectively navigate the challenges of the justice system and international relations within the country.

Faculty of Informatics

The Faculty of Informatics, both physically and virtually, is dedicated to the latest advancements in computer science, systems, and development technologies. In an era of rapid technological progress, the academic curriculum keeps pace with the support of highly qualified faculty members. Teachers and students collaborate on joint projects, pooling their efforts to achieve outstanding results.

Faculty of Medical Sciences

The Faculty of Medical Sciences is an ambitious endeavor of MUA aimed at enhancing the country's medical capabilities. As with every step taken towards achieving excellence, MUA has enlisted the expertise of renowned professors in the relevant fields for the new faculty. By designing programs aligned with the best practices in Europe, MUA ensures the present and future safety of its students.

Some important numbers

  • 35+

    Programmes

  • 150+

    Professors

  • 3500+

    Students

  • 85%

    Employment