Home > News > Events > Events 2019

Memorandumi, studentët e UMSH trajnime dhe këshillim karriere nga The HeadHunter

Kompania më e madhe e punësimit në rajonzgjedh UMSH si partner në projektin e USAID “People first”

Studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë do të trajnohen dhe do të mund të sigurojnë mundësi punësimi nga një prej kompanive më të mëdha jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon, The HeadHunter. Kjo kompani  ofron shërbime inovative në përzgjedhjen e personelit dhe rekrutimit dhe  ka zyrat e saj në Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi, Greqi dhe SHBA.

Vetëm vitin e kaluar në Shqipëri nëpërmjet kësaj kompanie u punësuan mbi 7000 persona.

Drejtuar nga Elton Ilirjani, ndër studentët e parë të Universitetit Mesdhetar, The HeadHunter ka përzgjedhur UMSH, si partnerin e saj kryesor në Projektin “People First” financuar nga USAID dhe Ambasada Suedeze në Shqipëri. Për këtë qëllim u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit mes Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe  The HeadHunter shpk dhe në sajë të tij, studentët e UMSH do të kenë mundësi të trajnohen për tetë profesione të Hoteleri – Turizmit.

Ky bashkëpunim, do të sigurojë ofrimin e kurrikulave sipas standardeve bashkohore dhe nevojave të tregut në sektorin e turizimit, rritjen e numrit të të rinjve që do të trainohen dhe si rrjedhojë, rritjen e numrit të të punësuarve në fushën e Turizmit. Shkëmbimi i ekspertizës ndërmjet The HeadHunter dhe Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, do të shërbejë për të krijuar një urë lidhëse midis këtij të fundit dhe Biznesit Privat në Sektorin e Turizmit, dhe institutcionalizimin e marrëdhënies midis tyre.

Gjithashtu, në kuadrin e zgjerimit të bashkëpunimit mes The HeadHunter dhe UMSH, u nënshkrua njëkohësisht edhe një marrëveshje bazuar në të cilën, The HeadHunter do të ofrojë pranë UMSH këshillimin e karrierës për studentët e këtij Universiteti, duke i orientuar ata drejt një qasje profesionale në procesin e punësimit.

FACULTIES

Faculty of Economic Sciences

The Faculty of Economic Sciences prepares young economists with fundamental theoretical concepts in economics, finance, accounting, business, law, as well as the essential practical skills required for economists, managers, financiers, bankers, accountants.

Faculty of Law and Human Sciences

The Faculty of Law and Human Sciences prepares individuals for careers as lawyers, political scientists, diplomats, and communication specialists. It provides them with the necessary theoretical foundation and practical knowledge to effectively navigate the challenges of the justice system and international relations within the country.

Faculty of Informatics

The Faculty of Informatics, both physically and virtually, is dedicated to the latest advancements in computer science, systems, and development technologies. In an era of rapid technological progress, the academic curriculum keeps pace with the support of highly qualified faculty members. Teachers and students collaborate on joint projects, pooling their efforts to achieve outstanding results.

Faculty of Medical Sciences

The Faculty of Medical Sciences is an ambitious endeavor of MUA aimed at enhancing the country's medical capabilities. As with every step taken towards achieving excellence, MUA has enlisted the expertise of renowned professors in the relevant fields for the new faculty. By designing programs aligned with the best practices in Europe, MUA ensures the present and future safety of its students.

Some important numbers

  • 35+

    Programmes

  • 150+

    Professors

  • 3500+

    Students

  • 85%

    Employment