Home > News > Events > Events 2019

Zv. Kryeministrja , Senida Mesi me studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë: Si po reformohet administrata publike

Zv. Kryeministrja Senida Mesi, ishte sot e ftuar në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, për të mbajtur një leksion të hapur për studentët me temë “Reforma në administratën publike, prioritet kyç për integrimin europian”.

Në ligjëratën e saj Zv. Kryeministrja, u ndal në hapat që po ndërmerren për  riorganizimin e  administratës publike,për të arritur ato standarde që na afrojnë me BE-në. Qëllimi kryesor i  reformës, është rritja e cilësisë së shërbimeve që ofron administrata publike, duke u larguar sa më shumë nga burokracitë dhe duke i shërbyer qytetarëve me profesionalizëm. “Reforma ka filluar  me riorganizimin institucional, rishikimin e funksioneve të të gjitha institucioneve dhe agjencive të varësisë, me qëllim ristrukturimin e tyre, për të rritur efiçencën, duke  rindërtuar  nga themelet marrëdhënien e qytetarit”,  u shpreh zv. Kryeministrja. 

Në ligjëratën e saj,  ajo renditi si shumë të rëndësishme shtimin e  numrit të shërbimeve publike online që do të kontribuojnë në modernizimin dhe uljen e korrupsionit, apo edhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike. Duke iu përgjigjur interesit të studentëve, zv. Kryeministrja theksoi se në institucionet shtetërore praktikat profesionale të studentëve  të cilat kryhen në një periudhë kohore prej 6 muajsh, kanë sjellë një frymë të re në administratën publike, pasi të rinjtë vijnë me dëshirë për të punuar. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka marrëveshje bashkëpunimi me pjesën më të madhe të institucioneve publike dhe private. Në sajë të këtyre marrëveshjeve, studentët kryejnë intershipe, trajnime dhe  praktikat mësimore  duke pasuruar cv-të e tyre  ende pa përfunduar shkollën e lartë.

Themeluesi i Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë Akademik, Pr. Dr. Anastas Angjeli, duke falenderuar Zv. Kryeministren për ligjëratën e saj, u shpreh se me një administratë publike profesionistë, Shqipëra do të integrohet më shpejt në Bashkimin Europian. “Kualifikimi i të rinjve, ndryshimi i mentalitetit dhe kulturës së punës, paralel me politikat që duhen ndërrmarrë do ta bëjnë këtë proces më të lehtë “, u shpreh z. Angjeli. Reformimi i administratës publike është një nga 5 prioritetet kyçe të cilat Shqipëria duhet të përmbushë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe po  do të mbikqyret nga një grup i përbashkët i qeverisë shqiptare dhe përfaqësues të të gjithë vendeve të Bashkimit Europian.

FACULTIES

Faculty of Economic Sciences

The Faculty of Economic Sciences prepares young economists with fundamental theoretical concepts in economics, finance, accounting, business, law, as well as the essential practical skills required for economists, managers, financiers, bankers, accountants.

Faculty of Law and Human Sciences

The Faculty of Law and Human Sciences prepares individuals for careers as lawyers, political scientists, diplomats, and communication specialists. It provides them with the necessary theoretical foundation and practical knowledge to effectively navigate the challenges of the justice system and international relations within the country.

Faculty of Informatics

The Faculty of Informatics, both physically and virtually, is dedicated to the latest advancements in computer science, systems, and development technologies. In an era of rapid technological progress, the academic curriculum keeps pace with the support of highly qualified faculty members. Teachers and students collaborate on joint projects, pooling their efforts to achieve outstanding results.

Faculty of Medical Sciences

The Faculty of Medical Sciences is an ambitious endeavor of MUA aimed at enhancing the country's medical capabilities. As with every step taken towards achieving excellence, MUA has enlisted the expertise of renowned professors in the relevant fields for the new faculty. By designing programs aligned with the best practices in Europe, MUA ensures the present and future safety of its students.

Some important numbers

  • 35+

    Programmes

  • 150+

    Professors

  • 3500+

    Students

  • 85%

    Employment