Home > News > Events > Events 2019

Java e librit në UMSH starton me diskutimin shkencor për librin 'Paraja, Bankat dhe Shoqëria'

Java e librit  e cila organizohet me rastin e 10 vjetorit  të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, startoi  dje. Një diskutim shkencor për librin e dy profesorëve të nderuar, Prof.Dr  Aristotel Pano dhe Akademik Prof.Dr Anastas Angjeli, “Paraja, Bankat dhe Shoqëria”, bashkoi  pedagogë të fushës së ekonomisë, studentë e të ftuar të tjerë. Përmes këtij diksutimi, u  analizuan  vlerat e punimit jo vetëm për  profesionistët e fushës, por edhe për studentët e qytetarët.

Diksutimi  përcolli një frymë sa profesionale aq edhe  miqësore i konceptuar ndryshe, në një mjedis  të  dashur për librin si “Unur art lounge”, ku eskpertët e fushës u ndjenë të lirë të diskutojnë qetësisht dhe me argumenta të zgjeruar.  Gjuha e  thjeshtë  dhe  e kuptueshme e përdorur në libër,   mundëson  një informacion të munguar më parë për këdo. “Debatet për paranë, politikën monentare, sistemin  bankar  dhe monedhën janë debate të vazhdueshme që i kanë shpërbyer zhvilimit të mëtejshëm   të shoqërisë dhe vetë institucioneve”, u shpreh një nga autorët e libritn Akademik, Prof- Doktor Anastas Angjeli.

I ftuar në këtë diskutim shkencor, libri u vlerësua nga  një prej ekspertëve me të njohur të ekonomisë, Ardian Civici i cili u shpreh se  “udhëtimi” në faqet  e këtij libri  është  realist i pasur dhe i argumentuar, historik dhe shkencor, informues dhe i dobishëm, me bazë të fortë për fushën, temën dhe çështjet që trajton. “Ky libër vjen për lexuesit  si një domosdoshmëri e kërkuar nga zhvillimet dhe ngjarjet ekonomike që e kanë dominuar ekonominë botërore këto 10 vitet e fundit, mbas krizës  financiare globale”, u shpreh Civici. Në diskutimin e tij, pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë, Tonin Kola nënvizoi vlerën që ka shpjegimi kronologjik për historinë e sistemeve monetare.

“Ky libër përvecse  një analizë e rrallë, një literaturë e munguar në Shqipëri, është një libër nga i cili gjithkush mëson qartë se zhvillimi i një shoqërie kërkon zhvillimin e sistemeve monetare dhe anasjelltas. Është një libër të cilin pasi e lexon me kuriozitet dëshiron t’i rikthehesh. Jam i bindur që do të jetë një ndihmë e rrallë për studiuesit, studentët  dhe  të gjithë ata që  do ta kenë në duar”, u shpreh për librin Tonin Kola. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në UMSH, Alqi Naqellari bëri një analizë edhe më të detajuar të librit duke theksuar se libri është ndërtuar mbi një strukturë të saktë e të ligjikshme duke shtjelluar edhe më në brendi vlerat e tij.

FACULTIES

Faculty of Economic Sciences

The Faculty of Economic Sciences prepares young economists with fundamental theoretical concepts in economics, finance, accounting, business, law, as well as the essential practical skills required for economists, managers, financiers, bankers, accountants.

Faculty of Law and Human Sciences

The Faculty of Law and Human Sciences prepares individuals for careers as lawyers, political scientists, diplomats, and communication specialists. It provides them with the necessary theoretical foundation and practical knowledge to effectively navigate the challenges of the justice system and international relations within the country.

Faculty of Informatics

The Faculty of Informatics, both physically and virtually, is dedicated to the latest advancements in computer science, systems, and development technologies. In an era of rapid technological progress, the academic curriculum keeps pace with the support of highly qualified faculty members. Teachers and students collaborate on joint projects, pooling their efforts to achieve outstanding results.

Faculty of Medical Sciences

The Faculty of Medical Sciences is an ambitious endeavor of MUA aimed at enhancing the country's medical capabilities. As with every step taken towards achieving excellence, MUA has enlisted the expertise of renowned professors in the relevant fields for the new faculty. By designing programs aligned with the best practices in Europe, MUA ensures the present and future safety of its students.

Some important numbers

  • 35+

    Programmes

  • 150+

    Professors

  • 3500+

    Students

  • 85%

    Employment