
Studentët
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (UMSH) që në themelimin e tij është përqëndruar te studenti, për ta veshur atë me dijet dhe njohuritë bashkëkohore që e ndihmojnë atë për progresin e tij individual në tregun e punës dhe/ose karrierën profesionale dhe njëkohësisht edhe si qytetarë të denjë të shoqërisë.
Në vazhdimësi mbështetur në këtë filozofi, UMSH, si institucion arsimor - shkencor, është përpjekur ta formojë studentin jo vetem me dijet e nevojshme, por edhe me njohuri të tjera të kërkuara nga zhvillimi i shpejtë i ekonomisë dhe shoqërisë, duke synuar formimin e qëndrueshëm profesional dhe fleksibilitetin, në përputhje me zhvillimet dhe tendencat bashkëkohore të tregut të punës dhe evolucionit të profesioneve.
Kjo filozofi dhe traditë e UMSH-së ka nisur me brezin e parë të të diplomuarve dhe po vazhdon të kryhet me një rëndësi të vecantë.
Sidoqoftë, në epokën e rrjeteve sociale, lidhja me studentët e diplomuar nuk ndalet me këtë. Institucioni ynë e ka të qartë se një marrëdhënie e fortë dhe pozitive me ish-studentët mund t'u sjellin dobi jo vetem UMSH-se por dhe vete atyre në kuadrin e edukimit të tyre gjatë gjithë jetës. Po kështu edhe komuniteti i të diplomuarve ka kuptuar që nuk është thjesht një nostalgji e thjeshtë që ata i lidhin me universitet e tyre, por është shumë përtej kësaj.
Ndaj krijimi i një rrjeti alumni të angazhuar, mbështetës është thelbësor për suksesin e institucionit tonë.
Filozofia jonë është se ata duhet të mbahen të informuar në mënyrë që ata mund të mbeten të angazhuar dhe për të qënë pjesë e e jona në ndihmë të progresit të universitetit
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim