Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
Prof. Asoc. Dr. Alqi Naqellari
Edukimi: Diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës (1976). Në maj 1992 ka marrë gradën “Doktor” në Shkenca Ekonomike, në Universitetin e Tiranës.
Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, Maqedoni i ka dhënë titullin Docent, në prill 2009.
Mban titullin Profesor Inordinar, akorduar nga UN Strugë, Maqedoni, që nga viti 2011.
Universiteti i Tiranës i ka dhënë titullin Profesor i Asociuar në janar 2016.
Eksperienca: Eksperiencë e gjatë dhe e larmishme prej vitit 1976 në aktivitete prodhimi dhe në arsimin e lartë. Gjatë 1976-2001 ka punuar si economist, specialist dhe drejtues në ndërmarrje dhe institucione të sektorit bujqesor, sektorit bankar dhe pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nga viti 2001 ka punuar në universitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Gjatë një periudhe 3-vjeçare ka qenë Dekan i Fakultetit Ekonomik në UN Strugë. Nga viti 2012 e në vijim pedagog në Universitetin “Mesdhetar i Shqipërisë”, ku për disa vite ka kryer detyrën e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Ekonomike.
Lektor në lëndët: Mikroekonomi dhe Makroekonomi në tre nivelet. Marketing Bankar, Ekonomiks Konkurencial, Ekonomiks Manaxherial, Analiza dhe Vlerësimi i Projekteve, Ekonomia Monetare, Teoria e Çmimeve, Bazat e Menaxhimit etj.
Autor i shumë monografive, 10 teksteve universitare, 2 përmbledhjeve me artikuj shkencorë, librave publicistikë dhe shumë artikujve në shtypin periodik. Autor i 35 artikujve shkencorë të botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, me faktor impakti dhe të rankuar ndërkombëtarisht. Pjesëmarrës në 47 konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit; redaktor i 6 monografive në fushën e ekonomisë.
Njohës i gjuhëve anglisht, frëngjisht, italisht dhe spanjisht.
Drejtimet e kërkimit: Ekonomiksi dhe Bankat.
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim