Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2017

Ndarja cmimit "Mesdhetari" në mbështetje të artistëve

 

 

 

 

Themeluesi i Universitetit Mesdhetar, Pr.Dr. Anastas Angjeli i dorëzoi sot regjizores së re kosovare Donjeta Hyseni, çmimin “Mesdhetari”, akorduar në mbështetje të artistëve të rinj, pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit (International Open Air Film Festival).Në ceremoninë e organizuar për këtë qëllim, merrnin pjesë edhe personalitete të njohur të artit dhe kinematografisë, si aktorja e njohur, Tinka Kurti, poetja dhe shkrimtarja Natasha Lako , artistët Luan Zhegu dhe Kozma Dushi, ekspertja e komunikimit Mirela Oktrova dhe drejtori i Dea Film.” Ndonëse nuk është i profilit të artit , Universitetit Mesdhetar nuk i ka munguar asnjëherë vëmendja dhe dashuria për artin. Dy janë mënyrat sesi ne inplikojmë universitetin tonë në art. Kemi një program studimi Master për menaxhimin e artit i cili ka për qëllim menaxhimin institucioneve të artit, gjë e rrallë në fakt në universitetet private. Kemi nxjerrë disa studentë në këtë program “,u shpreh themeluesi i Universiteti Mesdhetar. Sipas tij, mënyra tjetër ka të bëjë me një program ekstrakurikular që është Kinemaja Politike. Kinemaja Politike organizohet prej disa vitesh në Universitetin Mesdhetar,duke qenë mjaft interaktive për studentët. “Përmes Kinemasë politike ne zgjedhim të shfaqim një film sipas një tematike të caktuar e më pas nisim fillojmë një debat , kryesisht nga studentët e shkencave politike.Në këtë kontekst ne jemi mbështetës të iniciativave që promojnë të rinjtë përmes artit, siç është edhe festivali i Filmit organizuar në Butrint”, u shpreh z. Angjeli. Është viti i dytë që Universiteti Mesdhetar bëhet pjesë e Festivalit të Filmit . Vitin e kaluar u përfaqësua me një juri studentësh. Këtë vit për herë të parë u akordua çmimi “Mesdhetari”, i cili iu dorëzua regjizores kosovare. Në këtë festival është vlerësuar fakti që një universitet i cili nuk ka profil arti mbështet artistët e rinj.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim