
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2020
Programi “Students Direct Sales”, punësohen në Bankë part-time 25 studentë të UMSH
Plot 25 studentë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë do të punësohen part- time deri në 1 vit pranë Bankës Raiffesien si pjesë e programit “Students Direct Sales” (SDS). Ata u përzgjodhën mbi bazën e mesatares nga Stafi i pedagogëve të Universitetit Mesdhetar dhe përfaqësuesit e Bankës. Studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, do të punojnë 10 orë në javë në degë të ndryshme të Bankës Raiffeisen duke u pajisur në fund me një certifikatë të vlefshme për CV e tyre. Nga ana tjetër më të mirët prej tyre, do të rekrutohen nga banka për punësim të përhershëm.
“Shiheni si oportunitet për punësimin tuaj të ardhshëm në sektorë të ndryshëm të Bankës. Vjet janë punësuar studentët nga Universiteti Mesdhetar që ishin pjesë e këtij programi dhe ne urojmë që ju gjithashtu të jeni të përzgjedhurit e bankës për punësim të përhershëm”, u shpreh drejtoresha e Programeve Master në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, Orkida Ilollari.
Ndërkohë përfaqësuesit e Bankës Raiffeisen vunë theksin tek angazhimi i domosdoshëm i domosdoshëm i studentëve te kjo mundësi e dhënë, pasi vetëm kështu ata mund të bëhen pjesë e stafit në të ardhmen. Në sajë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit që UMSH ka me Bankën Raiffeisen çdo vit studentët tanë kanë mundësinë të hedhin hapat e parë të karrierës jo vetëm nëpërmjet praktikave profesionale, por nëpërmjet punësimit të mirëfilltë.
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim