Home > Rreth nesh > Qendra mesdheu > Projektet

Projektet e fituara në vitin 2020

Ndërkombëtarizimi është një proces dinamik dhe nënkupton ndërveprim mes institucioneve, shkëmbime të dyanshme , bashkëpunim mbi parime të përbashkëta dhe mbi të gjitha besim!

UMSH ka ndërtuar një strategji zhvillimi, e lidhur ngushtë me projektet kombëtare dhe ndërkombëtare, kërkimin shkencor, dhe aktorët e tregut të punës dhe synon ta zhvillojë më tej atë nëpërmjet  hapjes dhe bashkëpunimit me universitetet e tjera, me qendrat e institutet kërkimore-shkencore dhe mbi të gjitha me bizneset, për të përmirësuar kurrikulat drejt një qasjeje innovative drejt tregut të punës.

Në këtë kuadër, UMSH jo vetëm ka mirëpritur e mirëpret partneritete mbi projekte të përbashkëta, lektorë të huaj të ftuar për të pasuruar programet dhe mësimdhënien dhe për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunëtorëve, por njëkohësisht promovon mobilitetin e stafit akademik dhe studentëve nëpërmjet CEEPUS dhe Erasmus Mobility

Realizimi i këtij bashkëpunimi është I institucionalizuar tashmë, jo vetëm në formën e marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe, por mbi të gjitha me pjesëmarrjen dhe angazhimin e UMSH si lidër apo partnerë në projektet e ndryshme si Erasmus, COST, Horizon 2020, IPA Cross border, Adrion Interreg. UMSH zbatoi 9 projekte të tilla, duke angazhuar me punë konkretë 25 anëtarë të stafit akademik, dhe rreth 200 studentë. Ndër to veçojme projectin “Young  towards EUROPE”, ku UMSH në rolin e liderit dha një kontribut të rëndësishëm për përfshirjen e rinisë shqiptare drejt Integrimit Europian, por pa lënë pas bashkunimin konkret të UMSH me biznesin nëpermjet zbatimit te Projektit Adrion Interreg duke ofruar zgjidhje të reja për përfshirjen e Industrisë 0.4 dhe IPA CBC me focus sipërmarrjen femërore ne qytetin e Elbasanit.

 

 

 

Dokumenta bashkëngjitur

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre në fushën e financës, bankave, kontabilitetit, menaxhimit, informatikës, etj.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Disa numra
të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim