Home > Të reja > Njoftime

Erasmus+, thirrje për shkëmbim studentor në Universitetin e Tuscia

 

A jeni të interesuar të kryeni një periudhë shkëmbimi në universitetet më prestigjoze të Europës? Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ju ofron studentëve  këtë mundësi të shkëlqyer!

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë njofton të gjithë studentët nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare se në kuadër të programit Erasmus+ të financuar nga Komisioni Europian, hapet thirrja për aplikime për shkëmbim studentor në Universitetin e Tuscia, Itali!

www.unitus.it

Ftohen të gjithë studentët në programet Bachelor Viti II ose III dhe Master Viti I ose II, të aplikojnë për këtë shkëmbim studentor 5-mujor gjatë vitit akademik 2021-2022, semestri i dytë.

Periudha e mobilitetit: Semestri II (spring): Mars – Korrik 2022

Ftojmë të gjithë studentët të aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 15 nëntor 2021!

Të gjithë studentët që dëshirojnë të aplikojnë të dërgojnë një kërkesë, duke vendosur në subjekt (shkembim studentor Tuscia) me email në [email protected] ose të paraqiten çdo të martë në Zyrën Erasmus + (C8) nga ora 1200-1400!

www.unitus.it

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim