
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2021
Universiteti Mesdhetar pjesë e panairit EU4Education
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë u bë pjesë e panairit të organizuar nga zyra e Delegacionit Europian në Shqipëri EU4Education Fair. Pedagogët dhe studentët e UMSH ishin pjesë aktive e këtij panairi, ku u prezantuan projektet e financuara nga Komisioni Europian në të cilat UMSH është pjesë. Komisioni Europian i ka besuar Universitetit Mesdhetar , si lider i një konsorciumi kombëtar dhe ndërkombëtar universitetesh, zbatimin e projektit U-SIA, financuar plotësisht nga fondet europiane. Stendën e Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë, pjesëmarrës në panair mes 17 universiteteve të tjera, e vizitoi Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.
“Krenar që shoh kaq shumë programe të financuara nga BE duke prezantuar në Europë House mundësinë e tyre për të rinjtë shqiptarë për të studiuar në Be, - u shpreh Ambasadori i BE. Ai theksoi se mënyra më e mirë për të investuar në Shqipëri është investimi në arsim. Dhjetra maturantë pjesëmarrës në Panair, u informuan gjithashtu mbi aktualitetin, UMSH ka të hapur një numër të madh thirrjesh për shkëmbime studentore dhe për stafin në kuadër të projektit Erasmus+ KA107 në shumë vende të Europës!
UMSH është në fazën e hartimit të marrëveshjeve të reja ICM me një numër universitetesh të tjera nga Spanja, Çekia, Polonia, Italia, për të ofruar mundësi të mëdha pjesëmarrje për studentët në programin Erasmus+.
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim