Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2021

UMSH Marrëveshje Bashkëpunimi me Bankën Intesa SanPaolo

Intesa SanPaolo Bank nënshkroi sot një memorandum bashkëpunimi me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, në kuadër të shkëmbimeve akademike dhe profesionale midis dy intitucioneve.  

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, në mjediset e UMSH, morën pjesë Rektori i UMSH - Prof.Dr. Adrian Civici, Zv. Rektore e UMSH Prof.Asoc.Dr. Greta Angjeli, Administratori - Z. Ilir Hebovija dhe Drejtoresha e Programeve Master - Prof.Asoc.Dr. Orkida Ilollari, nga Banka IntesaSanpaolo morën pjese Drejtoresha e Burimeve Njerëzore dhe e Organizmit Znj Entela Zigori, Znj. Alketa Haxhialiu si dhe drejtues të tjerë të bankës.

Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Prof.Dr Adrian Civici e cilësoi shumë të rëndësishme këtë marrëveshje për shkëmbimin e eksperiencës midis stafit akademik dhe ekspertëve të Intesa Sanpaolo Bank, për organizimin e studimeve të përbashkëta ose studime tregu.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë do të ofrojë kualifikime të mëtejshme për zhvillimin e stafit të IntesaSanpaolo Bank  nëpërmjet programeve të studimit master dhe trajnimeve të ndryshme.

Në këtë takim u kërkua nga Drejtoresha e Programeve Master, Prof. Asoc.Dr Orkida Ilollari, zhvillimi i leksioneve të hapura nga ekspertë të bankës IntesaSanpaolo që të ofrojnë ekspertizën e tyre profesionale për studentët e UMSH.

Drejtoresha e Burimeve Njerezore dhe e Organizmit Znj Entela Zigori, u shpreh e gatshme që në kuadër të këtij bashkëpunimi, studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë të mirëpriten pranë IntesaSanpaolo Bank për të kryer praktika profesionale si dhe të kenë mundësi të bëjnë kërkimet e tyre për punimin e temave të diplomës.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, ka në fokus bashkëpunimet afatgjata me korporatat edhe bizneses ne vend duke afruar më shumë studentët me biznesin dhe i ndihmojne ata të aftësohen dhe të përgatiten për tregun e punës, pas përfundimit të studimeve.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim