Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
Prof. Dr. Paskal Milo
Edukimi: Prof. Dr. Paskal Milo ka mbaruar studimet universitare për histori në vitin 1970 dhe ka kryer studime pasuniversitare në Suedi në vitin 1993. Ёshtë bërë doktor i shkencave në vitin 1990 dhe profesor në vitin 1995.
Eksperienca: Është pedagog titullar në tri programe, në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Ka ligjëruar me statusin e pedagogut lëndë të ndryshme në fushat e historisë së Shqipërisë, të politikës së jashtme e të diplomacisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe ka qenë drejtues i tij në vitet 1991-1992. Për disa vite (2006-2013) ka mbajtur kurse të plota ligjëratash për marrëdhëniet ndërkombëtare, Bashkimin Evropian dhe teorinë e praktikën e diplomacisë në tri universitete në Prishtinë. Gjithashtu ka qenë profesor e lektor i ftuar në disa universitete evropiane e amerikane si dhe ka qenë dhe është anëtar i komisioneve e bordeve ndërkombëtare në fushat e mësipërme. Prof. Dr. Paskal Milo ka qenë dhe është pjesëmarrës aktiv dhe i rregullt në konferenca kombëtare e ndërkombëtare brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ka kryer detyra të rëndësishme: deputet në Kuvendin e Shqipërisë në katër legjislatura (1992- 2009), kryetar i Komisionit të Arsimit e të Shkencës në Kuvendin e Shqipërisë (1992- 1996), ministër i punëve të jashtme (1997- 2001), ministër i integrimit evropian (2001- 2002), sekretar shteti për arsimin e lartë (1991).
Publikimet: Ka një veprimtari botuese shkencore të spikatur. Ёshtë autori disa monografive shkencore në fushat e politikës së jashtme e të diplomacisë shqiptare dhe ballkanike, të studimeve evropiane e të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ka një numër të konsiderueshëm punimesh të publikuara në gjuhë të huaj e jashtë Shqipërisë, në përmbledhje studimesh e revistash shkencore. Prof. Dr. Paskal Milo është veprimtar shoqëror e politik.
Kontakti: Paskal Milo
Adresa E-mail: [email protected]
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim