
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022
Java amerikane në UMSH mbyllet me konferencën shkencore “100 vjet marrëdhënie shqiptaro-amerikane 1922-2022”



Java Amerikane në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë u përmbyll sot me konferencën shkencore “100 vjet marrëdhënie shqiptaro-amerikane 1922-2022” të organizuar së bashku me Akademinë e Shkencave. Kjo konferencë bashkoi studiues të njohur dhe kërkues të rinj për të paraqitur punimet e tyre shkencore në lidhje me historinë dhe dinamikën e një shekulli marrëdhëniesh shqiptaro-amerikane. Në panel ishin të pranishëm Zv. Ministrja Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi dhe Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Prof. Dr Anastas Angjeli. Të ftuar të tjerë ishin akademikë, politikanë, historian të njohur të cilët referuan në konferencë apo u bënë pjesë e sesioneve të tjera në vazhdim, të cilat u zhvilluan në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. “Ne përmbyllim sot një javë intensive më një sërë aktivitetesh të organizuara me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë, të cilat do të mbeten të një rëndësie madhore edhe për të ardhmen e vendit. Vlera e kësaj konference kapërcen planin akademik duke pasur një vlerë konkrete edhe në politikën e jashtme të Shqipwrisw”, u shpreh Presidenti i UMSH-së, Akademik, Prof. Dr Anastas Angjeli. Kryetari i Akademisë së Shkencave, Akademik, Prof. Dr, Skënder Gjinushi, theksoi në fjalën e tij se Amerika në asnjë rast nuk ka qenë në krah të aleancave a vendeve që synonin të preknin apo rrezikonin integritetin e Shqipërisë, lirinë e pavarësinë e shqiptarëve. “Në çdo kohë ajo ka qenë faktor kryesor që shqiptarët të rreshtoheshin përkrah forcave më progresive e demokratike të kohës”, u shpreh Gjinushi në fjalën e tij përshëndetëse. Zv, Ministrja Fino, nënvizoi rëndësinë e partneritetit strategjik SHBA-Shqipëri “Si një anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit, Shqipëria po punon ngushtë me SHBA, për një gamë të gjerë ccështjesh të përfshira në axhendën e organeve të OKB-së”, tha Zv. Ministrja. Në konferencë referuan gjithashtu akademikët : Vasil Tole, Adrian Civici si dhe profesorët e nderuar : Paskal Milo, Ksenofon Krisafi, Irakli Koçollari, Arben Cici.
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim