
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022
Universiteti Mesdhetar bashkon 50 studiues europianë, zhvillohet workshopi “Bashkëpunimi kundër bullizmit, migrimi dhe integrimi në nivel shkolle”
Rreth 50 profesorë të nderuar të vendeve të ndryshme të Europës, morën pjesë në workshopin me tëmë “Bashkëpunimi kundër bullizmit, migrimi dhe integrimi në nivel shkolle”. Ky aktivitet u organizua në ambientet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, nga COST (European Cooperation in Science and Technology), financuar nga Komisioni Europian. Në disa panele të ndryshme, në takimin që vijon edhe sot studiuesit referuan mbi problematikën që sjell rritja e emigracionit Brenda Europës, ku integrimi mbetet një shqetësim dhe prioritet gjithashtu I politik bërësve. Shkolla në këtë kontekst mbetet pjesa esenciale e stabilitetit social. Siguria në shkollë, gjithëpërfshirja dhe parandalimi i bullizmit janë element kyccë në integrimin e nxënësve dhe mbarëvjatjen e tyre. Në hapje të këtij takimi Rektori i Universitetit Mesdhetar, Adrian Civici, u shpreh se Universiteti Mesdhetar është i nderuar të presë kaq shumë profesorë e studiues të njohur europianë. “ Ndërkombtarizimi mbetet një nga prioritetet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, ndaj për ne është kënaqësi të mirëpresim sot zhvillimin e këtij takimi, ku bashkëpunimi është mjaft i rëndësishëm, veccanërisht për tematika që lidhen me integrimin jo vetëm të brezit që po edukojmë, por gjithë shoqërisë”, tha Civici. Ndërkohë gjatë diskutimeve në vijim theksi u vu në rëndësinë e bashkëpunimit të të gjithë aktorëve për të hartuar një politikë efektive në parandalimin e bullizmit në shkolla.
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim