Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2019

Bitcoin, monedha digitale debatohet në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

A duhet përdorur “Bitcoin”, ose sic ne e njohim monedha dixhitale?Cfarë vlere dhe efektesh ka paraja e kriptografuar në ekonominë reale?A është me e lehtë për t’u përdorur për transaksione të ndryshme?Këto pyetje dhe shumë të tjera  në lidhje me Bitcoin, u debatuan në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë në një panel ekspertësh dhe pedagogësh të ekonomisë.

Gjatë këtij shkëmbimi të informackionit shkencor  u bënë disa prezantime, duke nisur nga   vështrimi historik  iBitcoin dhe efekteve të tij, por edhe rastet e spekullimeve në lidhje me këtë monedhe.

Po cfarë është Bitcoin për të gjithë ata që nuk e njohin?

Bitcoin është një formë e monedhës dixhitale ose cyptocurrency. Satoshi Nakamoto është supozuar të jetë hartuesi i protokollit origjinal të  Bitcoin në 2008, duke e filluar rrjetin në vitin 2009. Nakamoto ishte përgjegjës për krijimin e shumicës së softëerit zyrtar Bitcoin, duke qenë aktiv në bërjen e modifikimeve dhe dërgimit të teknikëve, informacione për forumin e Bitcoin. Kjo Monedhë digjitale ofronë  mjete alternative të pagesës për transaksione të ndryshme tregtare dhe personale.

Bitcoin është gjithashtu më e lirë për t'u përdorur për transaksione të ndryshme biznesi. Përdoruesit mund të anashkalojnë shpenzimet e pagueshme për ndërmjetësit në sistemin financiar siç janë bankat dhe kompanitë e kartës së kreditit, sepse Bitcoini nuk përfshin pagesën e tarifave.Gjithashtu mund të përdorin Bitcoin për të fshehur fitimet e tyre nga qeveritë, duke shmangur pagesën e taksave. Ata mbrojnë përdoruesit nga çështje të tilla: si manipulimi i monedhës dhe paqartësia në marrëdhëniet e monedhës brenda qeverive.

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike

Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin  e tyre.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim