Home > Ndërkombëtarizimi > Fondacioni kulturor abdulaziz saud albabtain

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë partner në strategjinë botërore vetëm për Paqen e Fondacionit “Abdulaziz Saud Albabtain”

Në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë hapet katedra e Fondacionit “Abdulaziz Saud Albabtain vetëm për Paqen”, e cila do të fokusohet në edukimin dhe krijimin e kulturës së paqes.

Kjo qendër do të jetë guri i themelit për një bashkëpunim të gjatë dhe të qendrueshëm të akademikëve, intelektualëve, studentëve  shqiptarë me kulturën, traditën, gjuhën, dhe letërsinë arabe, në mënyrë të vecantë do të ndihmojë edhe mërrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kuvajtit, ku ky fondacion i rëndësishëm ka selinë e vet qendrore.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, përkrah universiteteve me emër në botë, bëhet pjesë e strategjisë dhe misionit të rëndësishëm të respektimit të parimeve të drejtësisë, demokracisë, tolerancës, solidaritetit, ndërnjohjes, bashkëpunimit, pluralizmit dhe diversitetit kulturor nëpërmjet edukimit të kulturës së paqes dhe dialogut për sigurinë e brezave të sotëm dhe të ardhshëm në Shqipëri dhe më tej.

Si më poshtë:

https://telegraf.al/aktualitet/kultura-per-paqen-e-albabtain-ne-universitetin-mesdhetar/

dhe

https://fjala.al/2022/10/13/kultura-e-paqes-per-sigurine-e-brezave-te-ardhshem/

 

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim